E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu refuzon debatin e 3-të televiziv

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, kërkoi debatin e tretë televiziv me liderin e PASOK-ut, Jorgos Papandreu, por ky nuk pranoi. Sipas sondazheve parazgjedhore, kreu i opozitës ka më shumë shanse që t i fitojë zgjedhjet e parakohshme të 4 tetorit. “Nuk ka gjë më të rëndësishme dhe më thelbësore për njerëzit sesa të jenë të informuar saktësisht,” - pohoi të dielën zëdhënësi i partisë në pushtet, Nea Demokratia, Jorgos Kumutsakos, duke mbrojtur nevojën e një debati të ri televiziv. Sipas mediave greke, PASOK e refuzoi ofertën me arsyetimin se nuk ka mbetur asgjë e re që Karamanlis do të mund të thotë në një debat tjetër televiziv. Sipas analistëve, Karamanlis nuk ka arritur ta rikthejë situatën, që sipas sondazheve, del dukshëm në favor të partisë opozitare PASOK.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›