Ministri Vasili: “Jo më ilaçe të skaduara”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Reforma në Shëndetësi
Në Shqipëri nuk do të hyjnë barna të skaduara, ndërsa vizitat në spitale nuk do të kryhen pa rekomandimin e mjekut të familjes. Këto kanë qenë dy pikat kyçe të diskutuara dje në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë nga ministri Petrit Vasili. Gjatë diskutimit, ministri Vasili bëri të ditur ngritjen së shpejti të një strukture të farmakovigjilencës, e cila do të monitorojë futjen e medikamenteve në vend. "Një objektiv që ne kemi vënë dhe do ta realizojme pa diskutim, tashmë i munguar prej kohësh, është ngritja e strukturave të farmakovigjilencës. Do të thotë, ç ndodh në tregun farmaceutik realisht. Jo thjesht dhe vetëm që a është një kuti e paregjistruar në farmacitë tona, por edhe ato barna tashmë të regjistruara, a kanë të njëjtën cilësi edhe pas regjistrimit",- u shpreh Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.
Shëndeti publik
Në kushtet kur pandemia e gripit të derrave është evidente, pjesë të rendësishme në politikat e Ministrisë së Shëndetësisë do të jenë dhe rifinancimi i shërbimit të shëndetit publik. "Pa një konceptim ndryshe të shëndetit publik nuk mund të ketë një shëndetësi të ekuiliburar. Tema të mëdha që shqetësojnë opinionin shqiptar do të jenë në fokusin e reformimit të vazhdueshëm edhe të këtij sektori të madh, siç është shëndeti publik",- vijoi Vasili. Ministri ka paralajmëruar kontrolle intensive dhe të herëpashershme në spitale, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Në premtimin e tij të parë për të gjithë pacientët ai ka thënë: "Ky është një premtim publik, Ministria e Shëndetësisë, e mbështetur nga komisioni parlamentar, nuk do të falim kurrë asgjë që në pikëpamje të etikës mjekësore mërzit dhe zemëron qytetarët dhe pacientët".
Sistemi i referimit
Por krahas çështjes së medikamenteve, ministri Vasili foli edhe për zbatim të Sistemit të Referimit. Ai paralajmëroi ndëshkime ndaj shefave të shërbimeve në spitale që kryejnë vizita pa rekomandimin e mjekut të familjes. Vasili ka deklaruar gjithashtu se qytetarët që nuk respektojnë sistemin e referimit, nuk do të kenë akses pranë spitaleve dhe do të detyrohen të kthehen pa kryer asnjë vizitë. “Ndihma shëndetësore, nëse nuk kalon në filtrin përkatës, do t i detyrojë pacientët të mos kenë akses në spitalet tona për vizita të thjeshta, por të ikin pa e marrë vizitën. Në kontrollet dhe verifikimet që do të bëjmë, do të ketë masë administrative ndaj atyre që do të shkelin rregullin”, - u shpreh Vasili. Deklarata u bë dje, pas konferencës “Mbrojtja social-shëndetësore në Shqipëri, sfidat dhe mundësitë”, organizuar nga projekti gjerman, ku ka qenë i pranishëm dhe ambasadori gjerman në Tiranë. Ministri Vasili tha se në këtë takim u qartësuan më tej pikat kryesore të reformës spitalore. Vasili theksoi se deri tani reforma ka mbetur pa u konkretizuar, pasi nuk është zbatuar ligji.
Ky lajm është publikuar: 29/09/2009