E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Gërdecit, largohet avokati

Një debat mes avokatit të Mihal Delijorgjit, Gëzim Veleshnja dhe kryesuesit të trupit gjykues, Ritvan Hado ka sjellë edhe shtyrjen e seancës gjyqësore të tragjedisë së Gërdecit. Shkak për këtë debat ka qenë një kërkesë e avokatit Veleshnja, i cili i ka kërkuar leje gjyqtarit për të bërë një këkresë proçeduriale e cila nuk do të donte shumë kohë, por nuk i është dhënë fjala nga Hado. Ky i fundit ka pohuar se do tia jepte fjalën pasi të përfundonte mbojtja e avokatëve për klientët e tyre në lidhje me provat e paraqitura nga Prokuroria.

Kjo ka sjellë debatin dhe gjyqtari Hado i ka pohuar se do ta nxjerrë jashtë avokatin, por ky i fundit ka pohuar se nuk mund të vazhdojë senacën pa u paraqitur kërkesa duke u larguar.

Më pas, seanca tjetër është lënë ditën e premte. Në këtë gjyq akuzohen 29 persona, mes tyre edhe të arrestuar, ku njëri prej tyre Dritan Minxolli ka lënë qelinë dy ditë më parë pasi Gjykata e Lartë në vendimin e saj ka ndryshuar masën nga arrest në burg në arrest shtëpie. Shkak ka qenë përfundimi i afateve të paraburgimit të ish drejtorit të fabrikës së demontimit në Gërdec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›