E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubimi i opozites ne Vlore

Opozita e majte thirri sot ne Vlore nje proteste masive  per te kerkuar zhvillimin e zgjedhjeve te parakoshshme dhe zbardhjen e vrasjeve te 21 janarit . Ne mesdite protestuesit jo vetem nga Vlora por edhe nga rrethet e tjera jugore Berati Lushnja Gjirokastra dhe Saranda u mblodhen ne Lagjen Skele  ne Vlore. Prej ketu nisi marrshimi ne Bulevardin kryesor te qytetit  drejt Sheshit te Flamurit .

Protestuesve u printe nje grup te rinjsh  te cilet  shpalosnin nje banderole te madhe  ku shkruhej zgejdhje te parakohshme. Protuestues te tjere mbanin ne dore  pankarta ku kerkohej zbardhja e vrasjeve te 21 janarit ne demostraten e Tiranes . Mes protestuesvse ndodheshin sot edhe deputete te Qarkut te Vlores dhe qarqeve fqinje si dhe  drejtues te larte te Partise Socialiste. Protesta u mbikqyr ne cdo kohe nga nje grup organizatoresh te cilet qendronin ne te dy anet e rruges per te shmangur cdo incident. Ne proteste nuk u vu re prani policore pervec uniformave te qarkullimit rrugor te cilat  mbulonin mbarevajtjen e trafikut.

Protetsuesve u printe nje makine  ku leshoheshin  thirrje me megafon . Ne parrullat  dhe mesazhet   behej thirrje per nje zgjidhje politike ne Shqiperi . Protestuesit kerkuan  hetimin e vrasjeve te  21 Janarit dhe doreheqjen e qeverise Berisha.

Gjate protestes  e cila zgjati rreth  nje ore e gjysem  dhe  u mbyll ne dalje te qytetit te Vlores nuk pati tensione apo incidente. Protesta u ndoq nga mjete te shumta te informimit .Mbreme dhe gjata paradites protestes iu parapri  me nje nje fushate nga  dy partite  me te medha politikeopozita berri thirrje per pjesemarrje masive ndersa pozita u kerkoi qytetareve bojkotimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›