E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorial në nderë të "Nёnё Terezës"

Fondacioni kulturor “Nёnё Tereza”, hapi ekspozitёn e projektit tё Memorialit kushtuar bamirёses me origjinё shqiptare Nёnё Tereza. Ky Memorial do tё ngrihet nё shenjё respekti dhe mirёnjohje pёr veprёn e humanistes Nёnё Tereza si dhe pёr ti bёrё jehonё misionit tё saj fisnik, mision i cili do tё pёrcohet nёpёrmjet ndёrtimit tё Memorialit.

Nё kёtё aktivitet merrte pjesё kryetarja e fondacionit Nёnё Tereza, Liri Berisha e cila nё fjalёn e saj u shpreh se Memoriali nuk do tё jetё vetёm shtёpia e vlerave tё humanistes por edhe e vlerave tё kombit shqiptar.
 

Gjithashtu i pranishёm nё kёtё aktivitet ishte edhe Ministri i Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri, i cili u shpreh se ky Memorial do tё promovojё mё shumё veprёn e saj.
 

Ndërtimi i Memorialit mundёsohet me iniciativёn e qeverisё shqiptare dhe fondacionit kulturore Nёnё Tereza. Kjo vepër do të vijë me projektin e arikitektit Marin Bicoku.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›