Mat, gjendet i vdekur një 23-vjecar
MAT- Gjendet i vdekur një 23-vjecar në Mat. Ngjarja ka ndodhur sot paradite kur i riu Besmir Kurti u gjet i pajetë nga banorët pranë kishës së fshatit Karicë. Menjëherë ata kanë njoftuar forcat e policisë të cilat pasi mbërritën në vendngjarje arritën në përfundimin se viktima ishte qëlluar me armë zjarri, gjë që i ka shkaktuar më pas dhe vdekjen.
Mësohet se 23-vjecari kishte dalë nga shtëpia ditën e djeshme dhe nuk ishte kthyer më. Kanë qenë familjarët të cilët kanë denoncuar zhdukjen e djalit të tyre. Ende nuk dihet nëse ka qenë ndonjë person tjetër që mund të ketë qëlluar 23-vjecarin apo është vetëvrarë.
(m.a/News24/BalkanWeb)