E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e fundvitit Bashkia dhurata për fëmijët në Pediatri

TIRANË- Bashkia e kryeqytetit është gjendur sot pranë fëmijëve të shtruar në Spitalin Pediatrik të Tiranës, të cilët përballojnë një betejë të vështirë e që më shumë se kushdo tjetër kanë nevojë për dashuri, mbështetje dhe solidaritet. 

Duke shpërndarë dhurata për më të vegjlit kryebashkiaku Rama, u uroi atyre gëzuar festat dhe shërim sa më të shpejtë në betejën që kanë nisur. Një urim të vecantë kryebashkiaku përcolli dhe për stafin mjekësor.

"Si çdo festë, si çdo Krishtlindje dhe Vit të Ri, ne jemi përsëri këtu për t’u qenë pranë të gjithë fëmijëve që kanë nevojë më shumë se të tjerët për të pasur mënyrën se si të gëzojnë, kur kanë një betejë shumë të madhe për të bërë", u shpreh kryebashkiaku Rama në vizitën e tij, i shoqëruar nga të rinjtë e Rrjeti Rinor.

Nuk munguan me këtë rast edhe dhuratat për fëmijët, duke u krijuar atyre mundësinë të shijojnë edhe pse në kushte të vështira shëndetësore, atmosferën e gëzuar që përcjellin festat.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›