Emigrantët nuk investojnë bien shitjet e banesave
TIRANE- Emigrantët shqiptarë që po kthehen në atdhe për pushimet e fundvitit nuk po investojnë në tregun e pasurive të patundshme.
Drejtuesit e shoqatës së ndërtuesve deklarojnë se shitjet kanë rënë ndjeshëm dhe si pasojë, ky sektor mbetet i mbërthyer nga kriza. Mungesa e likuiditetit në tregun e ndërtimeve është ndikuar edhe nga vështirësitë në marrjen e kredive
“Në periudhat gusht-dhjetor -janar kanë qenë periudhat më pozitive për tregun e banesave, por sot situata e tregur ka ndryshuar. Për shkak të një krize disavjeçare në në sektorin e ndërtimit, mungesa e likuiditeteve është e dukshme në treg. Pas 2 viteve krizë, interesi për banesa ka pasuar rritje por konkludimet janë pak më të vështira, lidhja e kontratave është bërë pak më e vështirë mes klientëve dhe ndërtuesve. Edhe mungesa e kreditimit ose kreditimi i kushtëzuar ka bërë që të dy palët, edhe klientët edhe kompanitë e ndërtimit të jenë më të pafavorizuar në tregun e kredisë.” thekson Ilir Hebovija, zv.drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve.
Por ndërsa shitjet e banesave kanë rënë ndjeshëm, cmimet mbetet të palëvizshme. Drejtuesit e shoqatës së ndërtuesve shpjegojnë se cmimet që ofrohen dhe uljet që bëhen, janë në varësi të zonave ku ndodhen banesat
Rënia e shitjeve të banesave ka gjallëruar tregun e qerave. Ndërtuesit shpjegojnë se qeratë janë rritur, pasi për shumë qytetarë, mbetet alternativa e vetme.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Emigrantët nuk investojnë bien shitjet e banesave