E Diel, 1 Nëntor 2026

“WazObserver” për Shqipërinë : Afrimi me BE, rast i dëshpëruar

TIRANE- Portali Europian WazObserver ka bërë një parashikim për zhvillimet gjatë vitit 2011 në Ballkan. Sipas tij, afrimi i Shqipërisë në BE vlerësohet si rast i dëshpëruar”, dhe se rikujtohet në analizë se ky është vendi i vetëm që ka marrë mendim negativ nga Komisioni Evropian, por një shans të ri do ta ketë edhe në vjeshtën e këtij viti.

Megjithatë duke pasur parasysh situatën politike aktuale, asgjë opzitive nuk duket në sfond. Në parashikim thuhet se qytetarët e Shqipërisë në vitin 2011 do të udhëtojnë masivisht pa viza drejt vendeve të zonës Shengen dhe se një numër i madh i qytetarëve shqiptarë do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe do të respektojnë liberalizimin e vizave.

Sa i përket Kosovës, në analizë vlerësohet se ky shtet më i ri evropian do të fillojë dialogun me Serbinë gjatë vitit 2011, por kjo asgjë nuk do të ndryshojë.
“Kosova mbeti ashtu siç nuk ka dëshiruar BE-një vrimë e zezë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në analizë, duke shtuar se EULEX-i si mision do të jetë nën presion të madh për të treguar rezultate konkrete.

Sipas Waz.Euobserver, Serbia në rastin më të mirë në vitin 2011 do të mund të përfitojë statusin e vendit kandidat në BE. Në analizë theksohet se kjo varet edhe nga arrestimi i kriminelit të luftës, Ratko Mlladic.

(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: “WazObserver”për Shqipërinë : Afrimi me BE rast i dëshpëruar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›