Koncensionet, PS dorëzon në prokurori dosjen për Rulin
TIRANE-Partia Socialiste dorëzoi sot në prokurori dosjen për kallzim penal ndaj Genc Rulit, ministri aktual i Bujqësisë. PS akuzon Rulin se në funksionin e ish-ministrit të Ekonomisë ka shkelur ligjet në lidhje me koncesionet minerare.
Në një prononcim për mediat deputeti socialist Sajmir Tahiri tha se “pandëshkueshmëria do të kthehet në rutinë në rast nuk paditen shkeljet nga zyrtarët e lartë”. Tahiri dhe njeherë apeloi se ky pushtet është I korruptuar dhe se duhet të largohet.
PS vlerëson se Ruli ka shkelur ligjin duke favorizuar hapur kompaninë ACR në lidhje me koncensionin e kromit”.
Një ditë më parë selia rozë theksoi se Genc Ruli i pranoi publikisht shkeljet në kontratën koncesionare dhe se vetëm në Shqipërinë e sunduar nga një kampion i korrupsionit si Sali Berisha një ministër i tillë mund të vazhdojë punën i qetë."
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Koncensionet, PS dorëzon në prokurori dosjen për Rulin