Gjyqi i Pajës, dëshmon shoferi i autobusit
Autori i Lajmit: red.
Gjyqi në ngarkim të shtetasit Ilir Paja, të njohur ndryshe si mjeshtri i arratisjeve, ka njohur një tjetër dëshmi në seancën e djeshme. Një shofer autobusi i linjës së unazës ka dhënë dëshmi në gjykatë për gjithë skenën e parë. Ai ka pohuar se ishte në afërsi të Farmacisë nr.10 kur ka dëgjuar dy krisma dhe më pas një mjet është përplasur me autobusin që ai po udhëtonte. “Isha në afërsi të “Bërrylit” dhe, pasi u dëgjuan dy krisma, një mjet u përplas me autobusin”, - ka pohuar dëshmitari. “Më pas mjeti tip “Fiat”, i cili u përplas, i kaloi sipër një motori, duke zënë poshtë një njeri. Menjëherë unë zbrita nga autobusi për t i dhënë ndihmë personit të shtypur, një person, që më pas më thërriti dhe më tha se ishte polic. Ai më kërkoi që të ngrinim makinën peshë për të nxjerrë të plagosurin”, - ka treguar dëshmitari okular. Më pas atij i janë drejtuar pyetje si nga avokati, ashtu edhe nga prokurori për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes. Ilir Paja akuzohet për tentativë vrasje të një agjenti policie teksa ishin duke e arrestuar. Gjithashtu, Paja është i kërkuar në disa vende të tjera të Evropës për vrasje dhe arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2009