“Më 28 qershor do të shembim murin e fundit në Tiranë, atë të Ramës”
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike, u shpreh se 28 Qershori do të shembë murin e fundit që ka mbetur në Tiranë, murin e ndërtimeve pa leje dhe korrupsionit", ndaj dhe shprehu bindjen se fitorja e 28 Qershorit do të jetë një fitore e madhe historike, që do të vendosë Shqipërinë në horizonte dhe nivele të reja. Në hapje të punimeve të Konferencës së PD-së për degën e Tiranës, ku do të zgjidhet edhe kreu i ri i PD-së për kryeqytetin, kryeministri Berisha u shpreh se "me votën e saj 4 vite më parë, Tirana firmosi realizimin e projekteve të mëdha të qytetarëve të saj dhe mbarë kombit. Dua të përshëndes të gjithë ata që 4 vite më parë votuan për Shqipërinë e sigurt, për Shqipërinë, ku qytetarët e saj të enden të lirë dhe të qetë në rrugët e vendit, për një Shqipëri tjetër të paadministruar nga Nehat Kulla dhe bandat e tjera. Është vota që e shndërron Tiranën në një metropol evropian, ashtu siç janë aspiratat e qytetarëve të saj. Tashmë Tirana është kryeqyteti i një vendi anëtar të NATO-s, kryeqyteti i vendit që ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe brenda një viti do të marrë të drejtën të lëvizë në mbarë Evropën pa viza", - tha Berisha. Kryeministri, duke u zotuar, tha se "28 Qershori do të shembë murin e fundit që ka mbetur në Tiranë, murin e ndërtimeve pa leje dhe korrupsionit. Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kjo qeveri ka 5-fishuar grantin për qytetarët e kryeqytetit dhe në këtë 5-fishim nuk përfshihen ndërtimet e mëdha, si nyja hyrëse e Kamzës, një nga më të bukurat që mund të ekzistojë dhe as rrethrrotullimi te sheshi Rilindja ", - u shpreh Kryeministri. Ai i kërkoi kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të dorëzojë projektin e Unazës së Madhe të Tiranës, të cilën "kjo maxhorancë është e gatshme ta përfundojë brenda 1 viti. Ne do të zgjidhim në një kohë rekord problemet e trafikut të këtij qyteti dhe jemi të vendosur të nxisim biznesin dhe zhvillimin e tij në kryeqytetin e vendit”. Sot, tha Berisha, "ne kemi startin e fuqishëm të fitores së ardhshme. Nga kjo konferencë ne zotohemi se do ta bëjmë Tiranën në çdo qelizë të saj blu dhe fitimtare. Sot ne zotohemi se fitoren e 2005, do ta zgjerojmë në një masë të paimagjinueshme dhe se Tirana e 28 Qershorit, për sa i përket votës, do të jetë Tirana e vitit 92", - tha në përfundim të fjalës së tij kryeministri Berisha.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2009