Gjyqi ndaj Aldo Bares fillon një ditë pas zgjedhjeve
Procesi
TIRANË- Pesëshja gjykuese e Gjykatës së Shkallës së Parë e kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, të caktuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për gjykimin e të pandehurit Aldo Bare për llogari të Krimeve të Rënda, ka caktuar datën 29 qershor si ditën e parë të seancës gjyqësore.
Kështu, togat e zeza të kryesuar nga Fatmira Hajdari me anëtarët Kreshnik Omari, Artan Broci, Sokol Tona dhe Altin Abdiu kanë caktuar datën 29 qershor si dita kur do të fillojë procesi gjyqësor në ngarkim të të akuzuarit si kreu i "bandës" së Lushnjës, Aldo Bare i arrestuar tashmë në Turqi.
Në mbledhjen e fundit të KLD-së, ishin këta të fundit që me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, vendosi përcaktimin e pesë gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, si trup gjykuese që do të gjykojë të pandehurin Aldo Bare, pasi gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda tashmë janë konsumuar në gjykimin e pesë dosjeve të ndryshme në ngarkim të të pandehurve të akuzuar si pjesëtarë të "bandës" së Lushnjës.
Ata akuzohen se nga viti 1997 deri në vitin 2003 kanë qenë tmerri i qytetit të Lushnjës dhe komunave për rreth.