Gjyqi për 12-katëshin, Inspektorati nuk paraqitet
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Gjykata e Tiranës nisi dje shqyrtimin gjyqësor për prishjen e fazadës së pallatit 12-katësh në qendër të Tiranës, pronë e biznesmenit Ilir Mati. Burime nga gjyqësori bëjnë të ditur se Gjykata e Tiranës ka nisur shqyrtimin e padisë së bërë prej tij, i cili paditi Inspektoratin e Lartë të Ndërtimit. Gjyqtarja Arjana Caco, pasi ka bërë apelin e palëve, ka vërejtur se nuk ishte e pranishme në gjyq pala e paditur, Inspektorati i Ndërtimit. Mungesa e këtij të fundit në proces ka detyrayr gjyqtaren të shtyjë seancën për një datë tjetër.
Kërkesat
Pala paditëse ka paraqitur në gjykatë provat, mes të cilave edhe dokumente për objektin që, sipas paditësve, e ka lejen e ndërtimit të marrë që më 2001. Pasi është njohur me këtë pretendim, gjykatësja Caco e shtyu procesin për të premten e ardhshme.
Shembja e pallatit
Policia Ndërtimore ka ndërhyrë pak ditë më parë duke shembur pallatin 12-katësh, pronë e kunatit të deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza. Ndërtesa prej 12 katesh, e cila ndodhet prapa hotel "Tirana" në kryeqytet, ka filluar të shembet pas një urdhri të nxjerrë nga kryeinspektori i Policisë Ndërtimore, Hekuran Hoxhalli, i cili e ka konsideruar këtë aksion në përputhje me ligjin 2502 Për urbanistikën. “Ndërtesa është e paligjshme, ndaj e kemi ndërmarrë aksionin për prishjen e saj”, kështu është shprehur dje, Hoxhalli, kreu i Inspektoratit të Lartë Teknik. Madje, ai ka bërë publik faktin se aksioni nuk mbaron këtu, por do të ketë një tjetër aksion nesër, sipas tij, të bazuar mbi dokumente të sakta. “Një reagim për ligjshmërinë e ndërtimit mund ta keni nesër”,- u shpreh më tej Hoxhalli.
Akuzat
Në lidhje me ndërtimin e këtij pallati ka akuza se është ndërtuar pa leje dhe pengon kalimin e banorëve që jetojnë në pallatet e tjera pas tij, ndërsa ka zëra se do të ndërhyhet vetëm në katet e para për të zhbllokuar rrugën. Deri vonë në darkë, pas ndërprerjes së aksionit policor, nuk ka pasur deklaratë zyrtare nga ana e autoriteteve përkatëse. Ky aksion nis vetëm disa ditë pas akuzave të kryeministrit Sali Berisha për atë që e quajti “mafia e ndërtimit” pranë Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Mes deputetëve socialistë të zgjedhur dhe biznesmenëve të akuzuar nga kryeministri ishte edhe emri i Dashamir Pezës. Ndërkohë që pas akuzave të kryeministrit Berisha, kryebashkiaku Rama është përgjigjur se lejet e ndërtimit jepen nga KRRT-ja, në të cilën gjysma e anëtarëve janë të zgjedhur nga Partia Demokratike. Rama iu përgjigj publikimit të dosjeve nga Kryeministri, duke theksuar se lejet e ndërtimit janë firmosur prej tij, ashtu siç e kërkon ligji, pasi janë marrë vendimet në KRRT.
Ky lajm është publikuar: 12/12/2009