Çelësat e daljes nga kriza
Autori i Lajmit: Nga Zamir Alushi
Nga ajo derë e Presidencës, megjithëse i buzëqeshur, shefi i opozitës, Edi Rama, doli pa ndonjë çelës në xhep. Asnjë premtim nuk u bë, asnjë shteg komunikimi nuk u hap nga Topi dje, në takimin 30 minutësh kokë më kokë. Pse? Sepse Presidenti është blu? Jo vetëm për këtë fakt.
Kur PD dhe PS bënë Kodin elektoral, puna e parë që bënë ishte largimi i autoritetit të Presidentit nga zgjedhjet, ndryshe nga kodi i mëparshëm që i lejonte Presidentit të propozonte anëtarë në KQZ. Të dy partitë kanë votuar edhe për forcimin e pozitës së kryeministrit, i cili është praktikisht i pagoditshëm nga mocionet në Kuvend. Indirekt, i dobësuar nga ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit në raundin e fundit me 51 për qind të votave, Presidenti nuk ndryshon nga cilido post që zgjedh maxhoranca, rrjedhimisht ai i përket tërësisht asaj, pavarësisht se është aty për unitetin e popullit dhe garantimin e Kushtetutës.
Zoti Topi, ashtu sic është shprehur, “nuk interferon te partitë politike”, nuk ka iniciativë për të thirrur tryezë, sepse kryeministri Berisha nuk e afron në rolin e garantit të kompromisit. Nuk e ka bërë këtë në të kaluarën, e ka shmangur presidentin duke i lënë vetëm hapësira fundore.
Në kushtet kur ndërkombëtarët nuk ndërhyjnë, por vetëm bëjnë thirrje për dialog dhe gjetjen e zgjidhjes, Edi Rama ishte i detyruar të drejtohej te Presidenti Topi. Thirrjet e opozitës, madje edhe me letra, që presidenti të mbante qëndrim për zgjedhjet kanë qenë të shpeshta, por Topi ka heshtur. Të dy palët, PS dhe PD, i kanë “borxh” presidentit, sepse me ligj e zhveshën nga mundësitë për të ndikuar për zgjedhje të rregullta. Duke përshkruar situatën që prodhoi Kodi elektoral i dy partive të mëdha, Topi tha pardje se “aktorët politikë janë reduktuar, që do të thotë se vullnetet politike janë në pjesën e maxhorancës dhe të opozitës në parlament”.
Duket se çelësat institucionalë të daljes nga kriza i ka e djathta, ajo ka në dorë të ulet në bisedime, të bëjë lëshime, të bëjë ligje, të caktojë ndërmjetësin dhe çdo iniciativë që duhet për hir të kompromisit. Socialistët nuk kanë asnjë rrugë institucionale jashtë vullnetit të Berishës për plotësimin e kërkesës së tyre për hapjen e kutive. Stabiliteti politik i i tij është i garantuar, jo vetëm me numra në Kuvend, por edhe me aksesorë kushtetutes, që mundatin e kaluar nuk i kishte. I vetmi shteg nga ku opozita mund të dalë me nder nga kjo krizë, është destabilizimi i pozitës së kryeministrit me protesta. Nga ana tjetër, ndërkombëtarët kanë lëvizur nga pozicioni këshillues për “dialog” te “gjetja e zgjidhjes”. Një ndryshim fare i vogël po të kihet parasysh kostoja e opozitës, disa muaj në protesta e bojkot. Opozita ka në dorë të kthehet në parlament (vetëm këtë lëshim mund të bëjë), ndërsa maxhoranca në këmbim të kutive mund të bëjë koncensione të tjera. Lëshimet do të vijnë nëse protestat ia bëjnë koalicionit PD-LSI të pamundur funksionimin për qeverisjen, ndërkohë që alternativa për negociata mes palëve, duke parë retorikën, duket akoma e largët.
Ky lajm është publikuar: 12/12/2009