E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Lëlush: “Të vetëdijshëm në rrugën tonë”

Autori i Lajmit: Redaksia
Sekretari francez i Shtetit, i ngarkuar me çështjet evropiane, Pier Lëlush, zhvilloi dje paradite një takim dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kreun e PS-së, Edi Rama. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë dhe kreu socialist e cilësoi mjaft të frytshëm bisedën me zyrtarin francez, ndërsa shtoi se PS është e vendosur në rrugën që ka zgjedhur. Rama, kështu i përgjigjet deklaratës së sekretarit francez të Shtetit, të ngarkuar me çështjet evropiane, Pier Lëlush, bërë në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha. Lëlush kërkoi dhënien fund të bojkotit të Parlamentit.
“Takimi me sekretarin francez të Shtetit, i ngarkuar me çështjet evropiane, Pier Lëlush, ishte shumë i frytshëm. Jemi të vendosur dhe të vetëdijshëm në rrugën që kemi zgjedhur, të garantojmë demokraci për të gjithë dhe jo vetëm për një familje”,- ka deklaruar Rama pas takimit. Më tej, Kryetari i PS-së shtoi se rruga që kanë ndërmarrë do të garantojë demokracinë e vendit”. Vetë sekretari francez i Shtetit, i ngarkuar me çështjet evropiane, Pier Lëlush, nuk bëri ndonjë prononcim pas takimit. Në takim ishin të pranishëm dhe deputetët socialistë, Arta Dade e Ditmir Bushati.

Ky lajm është publikuar: 12/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›