Berisha: “Do të zgjatet edhe me 3 vjet ligji për moratoriumin e skafeve”
Autori i Lajmit: Redaksia
Zgjatja edhe tre vjet të tjera e moratoriumit të mjeteve lundruese. Ky është një nga vendimet e fundit të mbledhjes së qeverisë. Për të parandaluar krimin dhe mafien do të zgjasim edhe 3 vjet të tjetra këtë moratorium, është shprehur kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë. Por veç kësaj, një vendim tjetër është për miratimin e ligjit mbi amendimet e Inspektoratit të Ndërtimit ku, sipas shefit të qeverisë, do të krijohet dora e ndërhyrjes së shpejtë në këtë inspektorat, i cili do të mbrojë qytetarët. Ndër të tjera, Berisha ka pohuar se qeveria nuk do të lejojë që të ndërhyhet në asnjë tokë publike.
Deklarata
Kryeministri Berisha pohoi dje se ky vendim është dëshmi e vullnetit të hekurt të kësaj mazhorance, për ti dhënë përgjigjen më të mirë mafies dhe për të parandaluar krimin.
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës vendimin për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria e merr këtë vendim për të zgjatur afatin në kuadrin e luftës kundër trafiqeve dhe mafies. “Këto mjete të vogla dhe të shpejta lundrimi nuk kanë asgjë të përbashkët me turizmin, por janë tërësisht industri e mafies dhe trafiqeve, ndaj dhe si një dëshmi e vullnetit të hekurt të kësaj mazhorance, për ti dhënë përgjigjen më të mirë, për të parandaluar krimin dhe mafien ne zgjasim edhe tre vjet të tjera dhe vazhdimisht deri sa të jemi në pushtet këtë moratorium”, - tha ai. Kryeministri vuri në dukje se zbatimi i moratoriumit ka pasur efekte jashtëzakonisht pozitive, pasi gjatë këtyre katër viteve, fatmirësisht, nuk janë shënuar viktima në Otranto dhe brigjet e tjera të vendit. “Ndërkohë që para moratoriumit, vetëm të regjistruar janë 420 burra, gra, fëmijë, të cilët kanë humbur jetën në thellësitë e ujërave të ftohta të Jonit apo të Adriatikut”, - tha ai. Duke theksuar se tashmë shqiptarët po shkojnë drejt lëvizjes së lirë dhe heqjes së vizave, Kryeministri u shpreh se ujërat shqiptare do të jenë të pastra prej këtyre mjeteve të përdorura për qëllime kriminale. “Heqja e vizave është përgjigjja më e shkëlqyer e dëshirave, nevojave, problemeve të qytetarëve shqiptarë për të lëvizur në hapësirat e BE-së. Kështu që sërish famëzezat skafe mbetën vetëm për trafiqe kriminale, ndaj dhe ujërat tona do të jenë të pastra prej tyre. Mendoj se është një masë adekuate, shumë e përshtatshme në betejën e shpallur në luftën me zero tolerancë ndaj mafies”, - pohoi kreu i Qeverisë. Tre vjet më parë, Këshilli i Ministrave propozoi moratoriumin për qarkullimin e skafeve në bregdetin Shqiptar, gjë që u aprovua nga shumica në Kuvend. Kështu për tre vjet, deri në vitin 2009, do të ndalohej qarkullimi i skafeve në bregdetin shqiptar. Ky moratorium, sipas ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sokol Olldashi, nevojitej për frenimin e trafikut, jo vetëm të qenieve njerëzore, por edhe të lëndëve narkotike drejt kufijve të Italisë. Sipas tij, nga statistikat e policisë rezulton se në shumicën e rasteve ky aktivitet zhvillohet me mjete të shpejta lundrimi, të cilat i tejkalojnë kapacitetet teknike të Policisë dhe të Rojës Bregdetare për bllokimin e tyre. Duket se të njëjtin qëndrim për moratoriumin e ndalimit të skafeve patën edhe pasardhësit e Olldashit, fillimisht Nishani dhe më pas Basha.
Vendimi, parku “Rinia” në varësi të Transporteve
Parku “Rinia”, i kthyer në mollë sherri pak ditë më parë mes Qeverisë dhe Bashkisë, tashmë do të jetë në varësi të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ky është vendimi i marrë dje nga Qeveria. Në këtë mënyrë Ekzekutivi heq kompetencat e Bashkisë, çka u pohua dhe nga Kryeministri, i cili tha se vendimi i Këshillit të Ministrave shfuqizon vendimin me të cilin është përvetësuar toka publike, në zemër të Tiranës, jashtë çdo lloj kompetence të Këshillit Bashkiak. “1350 metra katrorë tokë janë përvetësuar me një çmim qesharak në një kohë kur toka nuk ka qenë private, në një kohë kur toka nuk ka qenë pronë e Bashkisë së Tiranës, por tokë publike, pronë e shtetit, për të cilën përgjegjëse direkte është qeveria qendrore”, - deklaroi shefi i qeverisë. Ai shtoi se në regjistrimin e pronave që është bërë në vitin 2006, Agjencia e Trajtimit të pronave përcakton se kjo është një tokë publike, jo në autoritetin e Bashkisë së Tiranës. Sidoqoftë, toka i kalon Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Duke siguruar qytetarët se qeveria do të ndërhyjë me vendosmëri absolute për çdo metër katror tokë publike të marrë në mënyrë të paligjshme, Kryeministri kërkoi nga ekspertët anulimin e vendimit të paligjshëm. “Unë garantoj qytetarët se qeveria do të ndërhyjë me vendosmëri absolute për çdo metër katror tokë publike të marrë në mënyrë të paligjshme nga cilido qoftë, pavarësisht nga asnjë lloj përkatësie apo orientimi. Toka publike është tokë publike. Ka një ligj që përcakton. Kurse në rastin konkret është marrë kompetenca e qeverisjes qendrore, çka smund të ndodhë kurrë përveçse babëzia ka bërë atë që bënë”, - përfundoi kryetari i qeverisë.
Konflikti për truallin, Kryeministri rrit kompetencat e inspektoratit qendror
Kryeministri Sali Berisha ka marrë masa ligjore për të evituar konfliktin për truallin. Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është miratuar një vendim për disa shtesa në ligjin “Për inspektimin e ndërtimit”, i cili zgjeron më tej përgjegjësitë dhe detyrat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik. Kryeministri u shpreh se për qeverinë është përparësi absolute siguria e qytetarëve, prandaj ky ligj do të kalojë me përparësi në Parlament që inspektorati qendror të ndërhyjë në të gjitha rastet kur shkelen kondicionet urbanistike dhe kërcënohet siguria publike. Kryeministri u shpreh se kjo bëhet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, për të mbrojtur jetën e qytetarëve shqiptarë. “Ajo që ndodhi në pallatin e Gjirokastrës, për shkak të papërgjegjësisë të autoriteteve vendore apo të tjera, mund të përsëritet në këtë vend periodikisht. Ndërtimi mbi rrugë dhe mbi oborre shkollash mund të përsëritet për shkak të babëzisë etj”, - tha ai. Duke theksuar se kjo situatë nuk mund të tolerohet më tej, Kryeministri bëri të ditur se qeveria do të autorizojë inspektoratin për ndërhyrjet më të fuqishme, më energjike. “Lëkundet pallati me 9 kate mbi leje. E sheh Bashkia dhe në vend që të marrë masa për ta prishur dhe për të garantuar jetën, thotë është dhe një pallat tjetër diku tjetër. Unë nuk them se nuk është, por në mënyrë absolute ndërtim që të kërcënojë këta qytetarë në mënyrën më evidente nuk do të lejohet, por do të rrafshohet. Këtu nuk do të ketë më asnjë tolerim. Ndaj dhe ky ligj është bërë i domosdoshëm”, - tha ai. Kryeministri bëri të ditur se janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët të inkurajuar nga kjo përpjekje e qeverisë kërkojnë me çdo kusht të veprohet, pasi është cenuar seriozisht siguria e tyre. “Ky ligj do të kalojë me përparësi në Parlament, në mënyrë që inspektorati qendror të ndërhyjë në të gjitha rastet kur shkelen kondicionet urbanistike dhe kërcënohet siguria publike”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 12/12/2009