Çëshja çame, PDU fton në Tiranë një firmë ligjore britanike
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia për Drejtësi dhe Unitet ka ftuar një firmë ligjore britanike për të zgjidhur problemin e çamëve. Përfaqësuesit e kësaj firme, të cilët kanë mbërritur të enjten në Tiranë, do të njihen me çështjen çame për të krijuar më pas dosjen e domosdoshme për ndjekje ligjore të kësaj çështjeje në gjykatat ndërkombëtare. Për tu njohur më afër me apektin historik të të gjenocidit mbi popullsinë çame gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sfondin e ngjarjeve pararendëse, ata janë takuar dje me historianët Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Ahmet Mehmeti etj. Sot pritet të vazhdojnë takimet në qytetin e Vlorës ku do të ketë dhe një konferencë për shtyp.
Britanikët
Partia për Drejtësi dhe Unitet po vijon angazhimet e saj për zgjidhjen e çështjes çame ashtu siç premtoi që në momentin e krijimit të saj. Pas protestave para zyrave të KE-së, ata kanë ftuar një firmë prestigjoze britanike për tu njohur me këtë çështje dhe për të gjetur më pas dhe një zgjidhje për të në Gjykatën Ndërkobmëtare. Në mëngjesin e djeshëm përfaqësuesit e kësaj firme u takuan me historianët Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Ahmet Mehmeti etj., për të njohur aspektin historik të gjenocidit mbi popullsinë çame gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sfondin e ngjarjeve pararendëse, ndërsa pasdite me juristë që janë marrë me çështjen çame, si Mentor Nazarko, etj., për të njohur kuadrin ligjor grek dhe ndërkombëtar dhe për të arritur në përpunimin e një pakete zgjidhjesh juridike. “Sot përfaqësuesit e kompanisë prestigjoze ligjore do të jenë në qytetin e Vlorës ku do të dëgjojnë dëshmitarë okularë të gjenocidit mbi popullsinë çame. Në fund të këtyre takimeve, ditën e diel kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet do të mbajë një konferencë për shtyp për të shprehur arritjet e këtyre takimeve dhe për të paralajmëruar nisjen e ndjekjes ligjore të zgjidhjes së çështjes çame”, - informon PDU. Sipas saj, firma prestigjoze britanike është një ndër më të njohurat në arenën e së drejtës ndërkombëtare për çështje të gjenocidit, spastrimit etnik dhe pronësisë. Ajo është marrë me zgjidhje ligjore të këtyre problemeve në raste si Kosova, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina si edhe Kamboxhia me Kmerët e Kuq. “Partia Drejtësi dhe Unitet besnike në premtimin e saj përpara qytetarëve shqiptarë, për zgjidhjen e çështjeve kombëtare, e në veçanti për zgjidhjen e çështjes çame, zotohet se do ta çojë deri në fund ndjekjen ligjore për këtë çështje të pazgjidhur për më shumë se gjysmë shekulli, në Strasburg për çështjen e pronave dhe nëse është e nevojshme në Hagë për çështjen e gjenocidit”, - deklaron më tej partia më e re e çamëve. Pak ditë më parë ajo organizoi një protestë para zyrave të Delegacionit Evropian në Tiranë dhe më pas dorëzoi dhe një promemorie për kreun e këtij misioni, Helmut Lohan. Në promemorien e dorëzuar në KE dhe që i është vendosur për dijeni të gjithë drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar si edhe të gjitha ambasadave të BE-së në Shqipëri, kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe shteti amë, Shqipëria ti imponojë Greqisë, një shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, pranimin publik të fajit, prej Greqisë, shtetit shkaktar të këtij gjenocidi dhe dëmshpërblimin për familjarët e viktimave të pafajshme, të këtij gjenocidi, mundësi për anëtarët e Komunitetit për të vizituar tokat dhe varret e të parëve si dhe ngritjen e lapidareve apo monumenteve, që nderojnë të vdekurit dhe të vrarët e asaj periudhe dhe heqjen e memorialeve të atyre që shkaktuan masakrat mbi popullsinë shqiptare çame. Një tjetër kërkesë e theksuar në promemorie është e drejta e pronësisë, amendimi i ligjeve të vitit 1970-1980 në ato nene, që ndalojnë ish-shtetasit grekë me kombësi shqiptare të rikthehen. Në promemorie kërkohet dhe realizimi i të drejtës së rikthimit në tokat e tyre të të gjithë atyre, që e duan një gjë të tillë, duke rifituar statusin e para Luftës së Dytë Botërore, kompensimin eventual të pronave të konfiskuara dhe pagim të të gjitha detyrimeve ligjore nga shfrytëzimi i këtyre pronave, depozitave bankare, fabrikave, trojeve bujqësore apo për ndërtim, etj, ndalimin e diskriminimit të vëllezërve çamë ortodoksë që jetojnë në trojet e tyre në Greqi dhe dhënien e të gjithë të drejtave si për çdo minoritet tjetër në përputhje me Konventat Ndërkombëtare për Minoritetet.
Ky lajm është publikuar: 12/12/2009