Vendi i Gjykatës së Apelit, Taçi del nga burgu

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të shfuqizuar masën e arrestit me burg të dhënë për Rezart Taçin, ky i fundit ka lënë qelinë e burgut 302 në kryqytet ku qëndronte prej disa ditësh. Bashkë me Taçin qelinë e ka lënë edhe truproja e tij Bledar Lilo, i cili do të respektojë masën "arrest shtëpie". Në burg ka mbetur truproja e dytë i biznesmenit, i cili ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj Bazes duke theksuar se nuk ishte në dijeni për profesionin e tij si gazetar. Avokati mbrotjes Maks Haxhia tha se Gjykata e Shkallës së Parë gaboi në dhënien e masës së sigurisë për të, ndërsa ofroi edhe shumën e 100 mijë eurove si garanci.
Presidenti i "Taci Oil", i akuzuar për dhunimin e gazetarit Mero Baze do të duhet të paraqitet në prokurori sa herë të jetë e nevojshme për të zbatuar masën e re të sigurisë "detyrim paraqitje" dhënë nga Gjykata e Apelit gjatë seancës së sotme. Vetë Taçi nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat pasi ka lënë qelinë e burgut.