E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhuveli: PD e PS po bllokojnë reformën zgjedhore

Rinisin kritikat në gjirin e mazhorancës. Molla e sherrit mes PD-së e aleatëve është reforma zgjedhore. Zgjedhjet janë tetë muaj larg dhe aleatët e qeverisë "Berisha" nuk e kanë të qartë ende pozicionin e tyre të ardhshëm në Parlament. Kreu i PAA-së dhe ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, ka reaguar dje duke akuzuar PD-në dhe PS-në se po zhvillojnë një proces jo transparent për ligjin e ri elektoral. "Klasa politike është duke humbur kohë me çështje të padobishme. Polemikat e stërzgjatura po i marrin kohë ligjit elektoral", u shpreh Xhuveli. Ministri i Mjedisit, e cilësoi reformën zgjedhore si të bllokuar dhe për këtë bëri fajtorë dy forcat më të mëdha politike në vend. "Komisioni nuk po mblidhet, veçse shtyn herë pas here kohën e tij", shprehu shqetësimin ministri Xhuveli.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›