Berisha: U kërkoj falje shqiptarëve për fajdet
Kryeministri Berisha, për
herë të parë, u ka kërkuar
falje shqiptarëve për gabimin
e rëndë të lejimit të skemave
piramidale, të cilat shkaktuan
rrënimin ekonomik të rreth 300
mijë familjeve në vitin 1997. Kreu i
qeverisë ka pranuar gabimin,
duke u justifikuar se, "në atë periudhë,
qeveria nuk kishte eksperiencën
e duhur për të dalë nga kriza
e piramidave". I ndodhur para
investitorëve të huaj në konferencën
e "The Ekonomist", e cila
zhvillohet për të tretin vit radhazi
në Tiranë, Kryeministri, pas rreth
12 vjetëve (në atë kohë President),
u shpreh se, "situata e krijuar ishe
jonjerëzore dhe për këtë rast ju
kërkoj falje shqiptarëve. Qëndrimi
i kreut të qeverisë për skemat piramidale
të ‘97-ës, u shpreh gjatë
diskutimeve për krizën financiare
që po përjeton mbarë bota. Po ashtu,
gjatë pyetje-përgjigjeve për një
sërë çështjes, Berisha pranoi
hapur se problemi i pronave po
bëhet pengesë për investimet e
huaja dhe se qeveria nuk ka bërë
ndonjë përmirësim në zgjidhjen
fenomenit, duke e lidhur këtë me
renditjen e pandryshuar që vendi
ynë zë (i 66-i) në klasifikimin e atyre
shteteve që kanë probleme me
pronën.
Fajdet
Që pas ardhjes në pushtet,
qeveria e djathtë nuk e ka pasur
prioritet identifikimin e atyre
aseteve të mbetura në administrim
të kompanive rentiere, tashmë
të falimentuara që në 1997-ën.
Ka mjaftuar me ristrukturimin e
Këshillit Mbikëqyrës të Fajdeve, si
dhe me përllogaritjen e koeficientit,
në bazë të fondit të krijuar nga
shitja e aseteve, i cili, në raport me
vlerën reale, paraqitet tepër modest.
Aktualisht po shikohet
mundësia e shpërndarjes së 10
milionë dollarëve të "Gjallicës",
ndërkohë që kjo shoqëri ka të depozituar
në bankat jashtë vendit
shuma deri në 60 milionë dollarë.
Grupi Mbikëqyrës i Fajdeve e
shikon me mjaft shqetësim, jo
vetëm këtë çështje, por edhe të
tjera, të ngjashme me të, ndërsa
nga ana tjetër, qeveria po has vështirësi
në gjetjen e "gjuhës" së përbashkët
me palën greke, vend ku
mendohet se janë të depozituara
qindra milionë dollarë. Mendohet
se rreth 300 mijë familje humbën
kursimet e tyre në 1997-ën dhe
këtë pikë, Kryeministri e cilësoi si
"momentin më të vështirë, për
qeverinë dhe shqiptarët". Duke
folur për një moment për krizën
financiare globale, Berisha tha se,
"ne jemi një vend që vuajti nga një
sistem mashtrues i piramidave.
Në atë kohë, unë isha President i
vendit dhe ne kishim një vakum
total mjetesh për t‘i bllokuar ato.
Unë pashë me kujdes nëse ndonjë
agjenci publike ishte e përfshirë
në këto skema, ashtu siç ka
ndodhur në disa vende të botës,
por ky nuk ishte rasti i Shqipërisë.
Vendi përjetoi një eksperiencë
shumë të hidhur. Ishte jonjerëzore
dhe për këtë rast kërkoj falje. Por
në rastin e krizës financiare aktuale,
unë kam besim se komuniteti
ndërkombëtar do të vazhdojë drejt
zgjidhjes".
Pronat
Një ndër çështjet që konsumoi
kohën më të madhe gjatë konferencës
së djeshme ishte elementi i
pronës. "Nuk janë bërë shumë
përmirësime, por qeveria po
punon në shumë drejtime, duke
nisur nga identifikimi i titujve të
pronësisë, legalizimet, e deri në
shpërndarjen e fondit 5 milionë
dollarë për ish-pronarët", u shpreh
Berisha, duke shtuar se për
hipotekat është duke u zbatuar
një projekt i dixhitalizmit të
dosjeve, me mbështetjen e
Bankës Botërore.
Taksat
Kreu i qeverisë foli qartë: nuk
do të ketë prekje të TVSH. Kësaj
takse i janë shtuar edhe të tjera,
të cilat për Berishën e kanë marrë
formën e plotë të tyre, si tatimi
mbi fitimin dhe tatimi mbi të
ardhurat personale. Një pyetje e
drejtuar nga salla ishte, "nëse
duhen rishikuar taksat për bizneset
që investojnë në zonat rurale"
ose "a përjashtohen nga taksat
emigrantët që duan të kthehen
në atdhe për të investuar".
Kreu i qeverisë u tregua i hapur
se, një strategji e tillë do të ishte e
padobishme, pasi krijon diskriminimin
te shtresat e tjera. Pak
a shumë për të njëjtën çështje,
Berisha pati një replikë me kreun
e OSBE-së, Robert Bosch, i cili sugjeroi
uljen e interesave për kredi
nga ana e bankave për emigrantët
shqiptarë. "Kjo nuk mund
të bëhet, por qeveria ka një tjetër
projekt (Thithja e Trurit), që synon
rikthimin e intelektualëve në
atdhe, duke ofruar vende pune
sipas profesionit", u përgjigj Berisha.
Ai tha se për taksën e TVSHsë
janë bërë disa ndryshime, ku e
fundit ka të bëjë me përjashtimin
dy vjet të saj për makineritë dhe
pajisjet.
FMN
Një tjetër pyetje lidhej me qëndrimin
që do të mbajë qeveria për
mandatin e FMN-së, programi i së
cilës mbyllet në janar 2009. "Ne
jemi anëtarë të Fondit dhe do të
respektojmë çdo marrëveshje me
të, por duhet të kini parasysh se
Shqipëria e ka kaluar stadin e vendit
të varfër dhe për këtë duhet
kaluar në të tjera marrëveshje. Për
këtë çështje, FMN-ja ka rënë dakord
dhe ne do të respektojmë
nenin 4 të saj. Konsulencat me Fondin
do të vazhdojnë përtej 2009-
ës, detyrim i kërkuar edhe nga Komisioni
Evropian", u shpreh kreu i
qeverisë.
herë të parë, u ka kërkuar
falje shqiptarëve për gabimin
e rëndë të lejimit të skemave
piramidale, të cilat shkaktuan
rrënimin ekonomik të rreth 300
mijë familjeve në vitin 1997. Kreu i
qeverisë ka pranuar gabimin,
duke u justifikuar se, "në atë periudhë,
qeveria nuk kishte eksperiencën
e duhur për të dalë nga kriza
e piramidave". I ndodhur para
investitorëve të huaj në konferencën
e "The Ekonomist", e cila
zhvillohet për të tretin vit radhazi
në Tiranë, Kryeministri, pas rreth
12 vjetëve (në atë kohë President),
u shpreh se, "situata e krijuar ishe
jonjerëzore dhe për këtë rast ju
kërkoj falje shqiptarëve. Qëndrimi
i kreut të qeverisë për skemat piramidale
të ‘97-ës, u shpreh gjatë
diskutimeve për krizën financiare
që po përjeton mbarë bota. Po ashtu,
gjatë pyetje-përgjigjeve për një
sërë çështjes, Berisha pranoi
hapur se problemi i pronave po
bëhet pengesë për investimet e
huaja dhe se qeveria nuk ka bërë
ndonjë përmirësim në zgjidhjen
fenomenit, duke e lidhur këtë me
renditjen e pandryshuar që vendi
ynë zë (i 66-i) në klasifikimin e atyre
shteteve që kanë probleme me
pronën.
Fajdet
Që pas ardhjes në pushtet,
qeveria e djathtë nuk e ka pasur
prioritet identifikimin e atyre
aseteve të mbetura në administrim
të kompanive rentiere, tashmë
të falimentuara që në 1997-ën.
Ka mjaftuar me ristrukturimin e
Këshillit Mbikëqyrës të Fajdeve, si
dhe me përllogaritjen e koeficientit,
në bazë të fondit të krijuar nga
shitja e aseteve, i cili, në raport me
vlerën reale, paraqitet tepër modest.
Aktualisht po shikohet
mundësia e shpërndarjes së 10
milionë dollarëve të "Gjallicës",
ndërkohë që kjo shoqëri ka të depozituar
në bankat jashtë vendit
shuma deri në 60 milionë dollarë.
Grupi Mbikëqyrës i Fajdeve e
shikon me mjaft shqetësim, jo
vetëm këtë çështje, por edhe të
tjera, të ngjashme me të, ndërsa
nga ana tjetër, qeveria po has vështirësi
në gjetjen e "gjuhës" së përbashkët
me palën greke, vend ku
mendohet se janë të depozituara
qindra milionë dollarë. Mendohet
se rreth 300 mijë familje humbën
kursimet e tyre në 1997-ën dhe
këtë pikë, Kryeministri e cilësoi si
"momentin më të vështirë, për
qeverinë dhe shqiptarët". Duke
folur për një moment për krizën
financiare globale, Berisha tha se,
"ne jemi një vend që vuajti nga një
sistem mashtrues i piramidave.
Në atë kohë, unë isha President i
vendit dhe ne kishim një vakum
total mjetesh për t‘i bllokuar ato.
Unë pashë me kujdes nëse ndonjë
agjenci publike ishte e përfshirë
në këto skema, ashtu siç ka
ndodhur në disa vende të botës,
por ky nuk ishte rasti i Shqipërisë.
Vendi përjetoi një eksperiencë
shumë të hidhur. Ishte jonjerëzore
dhe për këtë rast kërkoj falje. Por
në rastin e krizës financiare aktuale,
unë kam besim se komuniteti
ndërkombëtar do të vazhdojë drejt
zgjidhjes".
Pronat
Një ndër çështjet që konsumoi
kohën më të madhe gjatë konferencës
së djeshme ishte elementi i
pronës. "Nuk janë bërë shumë
përmirësime, por qeveria po
punon në shumë drejtime, duke
nisur nga identifikimi i titujve të
pronësisë, legalizimet, e deri në
shpërndarjen e fondit 5 milionë
dollarë për ish-pronarët", u shpreh
Berisha, duke shtuar se për
hipotekat është duke u zbatuar
një projekt i dixhitalizmit të
dosjeve, me mbështetjen e
Bankës Botërore.
Taksat
Kreu i qeverisë foli qartë: nuk
do të ketë prekje të TVSH. Kësaj
takse i janë shtuar edhe të tjera,
të cilat për Berishën e kanë marrë
formën e plotë të tyre, si tatimi
mbi fitimin dhe tatimi mbi të
ardhurat personale. Një pyetje e
drejtuar nga salla ishte, "nëse
duhen rishikuar taksat për bizneset
që investojnë në zonat rurale"
ose "a përjashtohen nga taksat
emigrantët që duan të kthehen
në atdhe për të investuar".
Kreu i qeverisë u tregua i hapur
se, një strategji e tillë do të ishte e
padobishme, pasi krijon diskriminimin
te shtresat e tjera. Pak
a shumë për të njëjtën çështje,
Berisha pati një replikë me kreun
e OSBE-së, Robert Bosch, i cili sugjeroi
uljen e interesave për kredi
nga ana e bankave për emigrantët
shqiptarë. "Kjo nuk mund
të bëhet, por qeveria ka një tjetër
projekt (Thithja e Trurit), që synon
rikthimin e intelektualëve në
atdhe, duke ofruar vende pune
sipas profesionit", u përgjigj Berisha.
Ai tha se për taksën e TVSHsë
janë bërë disa ndryshime, ku e
fundit ka të bëjë me përjashtimin
dy vjet të saj për makineritë dhe
pajisjet.
FMN
Një tjetër pyetje lidhej me qëndrimin
që do të mbajë qeveria për
mandatin e FMN-së, programi i së
cilës mbyllet në janar 2009. "Ne
jemi anëtarë të Fondit dhe do të
respektojmë çdo marrëveshje me
të, por duhet të kini parasysh se
Shqipëria e ka kaluar stadin e vendit
të varfër dhe për këtë duhet
kaluar në të tjera marrëveshje. Për
këtë çështje, FMN-ja ka rënë dakord
dhe ne do të respektojmë
nenin 4 të saj. Konsulencat me Fondin
do të vazhdojnë përtej 2009-
ës, detyrim i kërkuar edhe nga Komisioni
Evropian", u shpreh kreu i
qeverisë.