Gjyqtarët kundër riorganizimit
Ndarja e Gjykatës së Tiranës në dy pjesë, Penale dhe Civile në dy godina të ndryshme, ka sjellë reagimin e ashpër të institucionit të drejtësisë së kryeqytetit.
Fatos Mahmutaj
Thuajse të gjithë togat e zeza të kryeqytetit kanë shprehur mendimin se një veprim i tillë i ndërmarrë nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, do të dëmtojë drejtësinë dhe do të sjellë përkeqësim të shërbimeve për publikun që ofron ky institucion. Nisur nga këto fakte, kreu i Gjykatës së Tiranës, Albert Meçe, ka zhvilluar një takim të zgjatur me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, zëvendësministrin Viktor Gume, drejtoreshën e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë, Enkeljedi Hajro dhe këshilltaren e ministrit, Marsida Xhaferrllari, të cilëve u ka paraqitur pretendimet e veta. Sipas burimeve nga gjykata, krerët e Ministrisë së Drejtësisë i kanë rrëzuar të gjitha pretendimit e kryegjyqtarit të Tiranës, duke ia prerë shkurt: “Më datë 12 shtator dhoma penale e Gjykatës së Tiranës do nisë të funksionojë në godinën aktuale të Krimeve të Rënda”. Burime nga Gjykata e Tiranës pohuan dje se janë një sërë problemesh që do të dalin nëse gjykata ndahet në dy godina, largësia mes të cilave është mbi tre kilometër. Problemi kryesor është vula e institucionit. Ky institucion ka një vulë, me të cilin vulosen të gjithë aktet që prodhohen në këtë gjykatë, sipas kërkesave të publikut apo institucioneve të tjera. Kështu me ndarjen e gjykatës në dy godina, qytetarëve do t’u duhet që për një vendim të shpallur nga dhoma penale në afërsi të Burgut 313 në rrugën “Jordan Misja”, ta tërheqin atë në kryesekretarin e gjykatës, që do të mbetet në godinën ekzistuese pranë kryqëzimit “Vasil Shanto”. Kjo veç humbjes së kohës do të rrisë gjithashtu edhe mundësinë e gabimeve apo manipulimit të dokumenteve. Po kështu tërheqja e vërtetimeve nga qytetarët do të vështirësohet, pasi atyre u duhet të tërheqin nga një të tillë në godinën Penale dhe atë Civile të gjykatës, dhe për më tepër të dy dokumentet do të vulosen në godinën aktuale të gjykatës. Probleme të tjera do të dalin me shortin penal, me proceset që zhvillohen për caktimin e masave të sigurisë dhe balancimin e togave të zeza me ngarkesën e punës. Vendosja e 15 gjyqtarëve penalistë në godinën aktuale të Krimeve të Rënda, pritet që t’i çlirojë atë nga çështjet civile, duke u mbetur ngarkesa e gjithë kolegëve të tyre. Ndërkohë në janar të vitit të ardhshëm pritet të nisë funksionin në një tjetër godinë Gjykata Administrative, e cila do të jetë një bijë e tretë e gjykatës së kryeqytetit.