Lojtarët e pezulluar për javën e 18-të

Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar edhe listën e futbollistëve që nuk do të kenë mundësi të luajnë në javën e 18-të të kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore, për shkak të kartonëve.
Përvec Bledar Hodos, Aleksandër Jakimovskit dhe Admir Telit, të cilët janë ndëshkuar me karton të kuq, 9 futbollistët e tjerë, nuk do të aktivizohen për shkak të plotësimit të numrit tre apo gjashtë të kartonëve të verdhë.
Ja edhe lista e lojtarëve që nuk do të aktivizohen për në ndeshjet e javës së 18-të.
1. Gjergji Muzaka (3 k. verdhë)
2. Bledar Hodo (1 k. kuq)
3. Erdin Hashani (6 k. verdhë)
4. Elton Lika (3 k. verdhëv)
5. Artan Sakaj (6 k. verdhë)
6. Aleksander Jakimovski (1 k. kuq)
7. Elvis Sina (3 k. verdhë)
8. Bekim Kuli (6 k. verdhë)
9. Ylli Shameti (3 k. verdhë)
10. Juljan Brahja (3 k. verdhë)
11. Leandro Da Silva (3 k. verdhë)
12. Admir Teli (1 k. kuq)