Gjyqtarët "zihen" për Konferencën Gjyqësore
Debate të ashpra, akuza për politikën, pa harruar edhe pakënaqësitë për punën e KLD-së, veprimtarinë e Unionit dhe Shoqatave të Gjyqtarëve. 116 gjyqtarët nga e gjithë Shqipëria, të mbledhur dje në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, kanë folur "pa dorashka" për të gjitha problemet, duke filluar nga buxheti e për të përfunduar te rendi i ditës, për të cilin ishin thirrur: a duhet të mblidhet Konferenca gjyqësore, megjithëse nuk ka ligj. Diskutantët janë ndarë edhe një herë në dy kategori, pa gjetur një rrugë të ndërmjetme, madje edhe dy shoqatat që mbrojnë interesat e vetë gjyqtarëve kanë debatuar. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në mbledhje, Manjola Bejleri dhe Klodian Rado, kanë argumentuar bazën ligjore sipas të cilëve nuk duhet të mblidhet pa ligj konferenca. Unioni i Gjyqtarëve, me kryetarin Artur Kalaja, dhe me anëtarin Gerd Hoxha, kanë këmbëngulur se gjyqtarët e të gjithë republikës duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në KLD, duke u bazuar te Kushtetuta.
Diskutimet
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, hapi punimet e mbledhjes së gjyqtarëve. Edhe një herë ajo tha se në sistemin gjyqësor nuk ka sistem të korruptuar por individë, të cilët duhet të evidentohen dhe të vihen para drejtësisë. Më pas e mori fjalën kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, Artur Kalaja, i cila tha se gjyqtarët nuk duhet të presin nga politika por duhet të vendosin bashkërisht, megjithëse ishte i mendimit se problemet e buxhetit, pavarësisë dhe mbledhjes e Konferencës Gjyqësore duhet të vendoseshin nga vetë gjyqtarët, megjithëse nuk ka një ligj. Pas tij e mori fjalën përfaqësuesi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Klodian Rado, i cili këmbënguli se, nëse gjyqtarët do të vendosnin të mblidhnin konferencën do të shkonin në një "vetëgjyqësi", ndërsa deklaroi se një mundësi ishte dërgimi i kauzës në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Pas Rados fjalën e mori anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Fillimisht ai analizoi se pagat në gjyqësor nuk janë rritur në krahasim me nëpunësit e tjerë shtetërore. Më tej tha se ekziston baza ligjore, duke u bazuar te Kushtetuta, që të mblidhet Konferenca Gjyqësore. Një pikë kulmore e mbledhjes ishte fjala e anëtarit të KLD-së, Hysni Demiraj, i cili analizoi sipas versionit të tij, të gjithë problematikën e Konferencës Gjyqësore. Në fillim ishte mjaft i irrituar me një shkrim në një të përditshme, e cila thoshte se anëtarët e KLD-së janë kundër mbledhjes së gjyqtarëve për të zëvendësuar anëtarët e KLD-së që u ka mbaruar mandati. Me ironi ai ka deklaruar se mirëpret një zgjidhje për këtë ngërç. Më tej mbledhja vijoi me diskutimet e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari, i cili ishte pro mbledhjes së Konferencës Gjyqësore.
Debatet e nxehta
Pas më shumë se dy orësh diskutime nga të pranishmit, gjyqtari Musa Halili, i lënë në dispozicion nga KLD-ja pas shkrirjes së Gjykatës Ushtarake, hodhi akuza të forta për Shoqatën e Unionin e Gjyqtarëve, të cilat nuk i kishin dhënë zgjidhje problemeve të tij. Ai tha se i janë shkelur të drejtat dhe fillimisht është nxjerrë në reformë, por më pas Gjykata e Lartë e kishte rikthyer në punë, dhe prej dy vjetësh merrte një rrogë nga shteti, por nuk punonte në asnjë gjykatë. Në fjalimin e tij të gjatë, ai deklaroi se KLD-ja ka ndërmarrë një fushatë diskriminimi për disa gjyqtarë, duke i ndëshkuar, duke i kërkuar të pranishmeve të bashkohen. Një tjetër diskutante ishte edhe gjyqtarja Fatmira Hajdari, e veja e ish-deputetit të ndjerë, Azem Hajdari. Me tone të larta ajo ka kërkuar që të pastrohet figura e gjyqtarëve dhe të mos përfliten për korrupsion siç ka ndodhur kohët e fundit. Ajo tha se përgjegjësia për këtë ngërç ligjor është e të gjithë gjyqtarëve pa përjashtim, ndërsa iu drejtua edhe Shoqatës dhe Unionit të Gjyqtarëve, duke i "akuzuar" se po përçajnë gjyqësorin. Ajo deklaroi në sallë se Unioni i Gjyqtarëve është i përçarë, ndërsa më pas ka akuzuar organizatorët e këtij takimi. Ajo tha se organizimi linte shumë për të dëshiruar, dhe, duke iu drejtuar të pranishmëve, se gjatë qëndrimit në sallën e Akademisë së Arteve kishte grisur çorapet. Më tej këmbënguli, duke debatuar me kryetaren e Gjykatës së Lartë, se kjo nuk është Konferenca Gjyqësore por vetëm një mbledhje e zakonshme për të diskutuar disa probleme, pasi në sallë nuk ishte shumica e gjyqtarëve të Republikës. Debatet midis Hajdarit e Beçajt u realizuan me tone të larta, ndërsa kryegjyqtarja u mundua ta sqaronte Hajdarin se për shkak të buxhetit u mjaftuan me këtë sallë, pasi vendet e tjera donin 5 milionë lekë të vjetra për një sallë me kapacitet 300 persona.