E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtari Rocchi “vdes” në Wikipedia

Gjyqtari italian Gianluca Rocchi nuk ka hidhëruar vetëm trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho dhe futbollistët e tij, por edhe tifozët.

Zemërimi i këtyre të fundit ka qenë kaq i madh, saqë dje në faqen e njohur “Wikipedia” (që mirëmbahet nga vetë shfrytëzuesit e saj), në biografinë e “bilbilit” italian, përveç karrierës së tij, në fund ishte shtuar edhe një frazë: “Vdiq disa ditë pasi arbitroi Manchester City-Real Madrid. Një tifoz i panjohur që kuptonte nga arbitrimi e vrau”.

Arbitri italian u akuzua gjatë dhe pas ndeshjes për disa vendime të dyshimta e mbi të gjitha për penalltinë e akorduar në favor të Manchester Cityt, kur përjashtoi me karton të kuq mbrojtësin e majtë Alvaro Arbeloas, çka solli edhe barazimin për ekipin e Roberto Mancini. Barazimi nuk i mjaftoi Cityt të kualifikohet për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Tutje shkoi Reali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›