Trajner futbolli nga loja kompjuterike
Futbolli rezervon shpesh histori të pabesushme. Këtë herë, lajmi jashtë çdo logjike normale vjen nga Azerbajxhani. Skuadra e kampionatit elitar në këtë vend, Baku FC, ia ka besuar stolin një djaloshi të panjohur dhe pa asnjë eksperiencë.
Ekipi kryeqytetas, që në këtë sezon po lufton për mbijetesën shkarkoi trajnerin Bozdar Bandovic, ish-mbrojtës të Olympiacos, dhe drejtuesit emëruan në krye të stolit të riun Vugar Guloglan Oglu Huseynzade.
21-vjeçari mposhti konkurrencën e Jean-Pierre Papin, ish-sulmuesit të kombëtares franceze dhe Milanit, fitues i “Topit të Artë” në vitin 1991, që si trajner ka punuar te Strasburg, Lens dhe Chateauroux.
Huseynzade, i cili prej muajit shkurt të këtij viti ishte punësuar si konsulent pranë skuadrës, i bindi drejtuesit e Baku FC me një “CV” aspak të zakonshme: eksperienca e tij bazohej e gjitha te “Football Manager”, loja kompjuterike më e famshme në botë, të cilën e luante prej 10 vjetësh.
I riu, i cili është diplomuar në Menaxhim Biznesi në Universitetin e Bostonit ka vendosur një objektiv mjaft ambicioz, duke premtuar se në harkun e tre vjetëve do të bëjë të mundur që skuadra e Baku FC të luajë në Europa League.
Ky i 21-vjeçarit Huseynzade është rasti i parë i suksesshëm në historinë e futbollit, kur eksperienca në lojët kompjuterike ndihmon në shndërrimin në trajner profesionist. Diçka të tillë e kishte provuar 25-vjeçari John Boileau në maj të vitit 2006 në Angli, por kandidatura e tij u refuzua me ironi nga drejtuesit e klubit të Middlesbrough.