Milan Pato drejt divorcit

Dashuria ndërmjet Alexandre Patos dhe Milanit ka përfunduar. Sulmuesi brazilian po mendon seriozisht largimin nga skuadra italiane. Arsyet që po e shtyjnë lojtarin drejt “divorcit” janë momenti i vështirë fizik që 23-vjeçari po kalon dhe aktivizimi i pakët nga trajneri Allegri.
Pato kërcënoi me largim menjëherë pas ndeshjes me Anderlechtin, ku shënoi edhe një gol, duke kërkuar më shumë hapësira, në të kundërt do të shqyrtonte ofertat. Kjo sepse Botërori 2014 po afron dhe futbollisti kërkon të jetë protagonist në këtë eveniment.
Deklaratat nuk janë parë me sy të mirë te Milani dhe klubi po mendon ta shesë sulmuesin e “seleçaos”. Kuqezinjtë synojnë t’ia shesin Paton francezëve të Paris Saint Germain. Por, nëse 14 muaj më parë parizienët ofronin 35 milionë euro për lojtarin, tani alternativa më e mundshme është shkëmbimi me Javier Pastoren, i cili është harruar në stol te PSG.
Nga ana e tij, Pato do të preferonte të huazohej për disa muaj te Corinthians-i në kampionatin brazilian, për të rikuperuar formën fizike dhe të luajë gjithmonë si titullar.
Një tjetër alternativë është Manchester City, me anglezët që asnjëherë nuk e kanë fshehur dëshirën të blejnë sulmuesin. Marrëveshja mund të realizohej me para në dorë, prej financave të pakufizuara që kanë “citizens”, ose edhe duke realizuar një shkëmbim me sulmuesin e Italisë, Mario Balotelli.