Ibrahimoviç, blerja më e mirë në histori të Ligue 1

Sulmuesi suedez iu bashkua PSG-së nga Milani gjatë afatit kalimtar të verës dhe shpejt është shndërruar në futbollistin kryesor të skuadrës nga Parc des Princes. “Besoj se ai është një prej blerjeve më të mira në histori të futbollit francez në 30 vitet e fundit.
Zlatan është një prej më të mirëve, sepse një futbollist si ai gjithnjë e bënë dallimin, dhe jo ndihmon të fitoni tituj”, deklaroi Vieira për uebfaqen zyrtare të Ligue 1.
“Ai është një prej atyre që shënojnë mes 25-30 gola. Ju vetëm duhet të shikoni atë që ka bërë deri më tani. Mendoj se ka fituar nëntë tituj në dhjetë vitet e fundit. Ajo që më pëlqen shumë rreth tij është se ai nuk hyn në fushë vetëm për të okupuar një pozitë, ai shkel në të sepse dëshiron të fitojë. Ai është fitues”, u shpreh Vieira, ish bashkëlojtar i Ibrahimoviçit në Juventus dhe Inter.
31 vjeçari ka realizuar 10 gola në po aq ndeshje për PSG-n këtë stinor në Ligue 1.