Llamkos Kosova transferon Zejnullahun

Superliga e Kosovës në futboll ka hyrë në pushimin dimëror por kjo nuk ka parandaluar Llamkos Kosovën të vazhdojë punën në përforcimin e skuadrës për stinorin pranveror.
Ekipi vushtrrias pas Labinot Osmanit të ardhur nga Hysi, ka transferuar edhe sulmuesin Faton Zejnullahu. Ky i fundit disa ditë më parë iu bashkua Trepçës 89 nga Prishtina. Por, me largimin e sponsorit kryesor të klubit, Ilir Bojkut, ai ishte lënë i lirë të braktis skuadrën mitrovicase për të nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me Llamkos Kosovën.
“Kemi arritur marrëveshje për transferimin e Faton Zejnullahut. Ai ka nënshkruar për një vit e gjysmë dhe besojmë se do ti ndihmojë ekipit. Por, ne nuk do të ndalemi me kaq”, deklaroi drejtori i klubit, Ismet Munishi.