Gjyshja e Kaka, "vrer" ndaj arbitrit francez
I gjithë Brazili, por jo vetëm, është kundër gjyqtarit francez Stefan Lanoi. Askush nuk ia ka falur e nuk ka ndërmend t'ia falë atë karton të kuq që i nxori Kakasë kundër Bregut të Fildishtë. Por mes mijëra e mijëra ultrasve është "solidarizuar" këtë herë nga ekrani e jo nga shkallët e stadiumit të Johanesburgut edhe gjyshja e Kakasë, 70-vjeçarja Vera. "Nuk mund të përmend fjalët se çfarë tha për gjyqtarin, por nuk kurseu asgjë ndaj tij. U shqetësua shumë kur dola me të kuq", ka thënë Kaka.