Gjermani-Angli, sfida e 1/8-ve
Leonard Karaj
Gjermania ka mundur Ganën ndërsa Australia ka fituar me Serbinë në dy ndeshjet e fundit të grupit D, të cilat kanë nxjerrë gjermanët dhe ganezët në 1/8 e finaleve. Afrikanët e këtij grupi edhe pse janë mundur në ndeshjen e fundit janë kualifikuar për shkak të golavarazhit më të mira përkundrejt autralianëve. Ndërkohë mund të konsiderohet si "vetëvrasje" humbje e serbëve, të cilët e kishin në dorë kualifikimin, duke pasur në krah të tyre edhe Gjermaninë. Këta të fundit duhej me patjetër të fitonin që të kualifikoheshin dhe një fitore edhe e serbëve do të çonte Gjermaninë dhe Serbinë në 1/8 e finaleve.
Gjithsesi skuadra e Joakim Lëv nuk mund të gëzohet shumë pasi në ndeshjen e parë të këtij Botërori me eliminim do të takojnë as më shumë dhe as më pak se Anglinë e Fabio Kapelos. Kjo e fundit i rendit e dyta në grupin C duke sjellë kështu një përplasje të madhe mes dy shkollash futbolli. Statistikisht gjermanët janë superiorë në përballjet me anglezët ku në tetë ndeshje (që kur Gjermania i bashkua sërish në 1989) kanë fituar 5 të tilla dhe kanë humbur tre. Asnjë barazim, çka tregon luftën e fortë mes këtyre dy ekipeve. Ndërkohë Anglia me Gjermaninë nuk janë takuar asnjëherë në finalet e një Botërori. Historiku njeh vetëm dy sfida mes Anglisë dhe Gjermanisë Perëndimore në Botërorin e 1966-ës, kur anglezët fitonin 4-2 dhe në Botërorin e 1970-ës po gjermano-perëndimorët merrnin hak teksa fitonin 3-2. Ndërsa sfida tjetër që prodhuan këto dy grupe do të jetë ajo mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ganës, sfidë kjo që në pamje të parë duket tejet e paparashikueshme përderisa kemi të bëjmë me dy skuadra që kanë thuajse të njëjtin nivel loje. Sipas analistëve amerikanët janë disi më favoritë.
grupi d
Gana-Gjermani 0-1
Shënues: Ozil 60'
Kartonë të verdhë: Avev 40'/ Myler 43'
Gjyqtar: Karlos Simon (BRA)
Gana: Kingson, Sarpei, A.Gian (Amoah 82'), Pantsil, Mensah, Anan, J.Mensah, Tagoe (Muntari 63'), Ajev, Asamoah, K.Boateng. Trajner: Milovan Rajevac
Gjermania: Nojer, Friedrish, Kedira, Shvajnstajger (Kros 81'), Ozil, Podolski, Myler (Troçovski 67'), Lahm, Mertesaker, Kakau, J.Boateng (Jansen 72'). Trajner: Joakim Lëv
Rezultatet
Gjermani-Australi 4-0
Serbi-Gana 0-1
Gjermani-Serbi 0-1
Gana-Australi 1-1
Gana-Gjermani 0-1
Australi-Serbi 2-1
Australi-Serbi 2-1
Shënues: Kahil 69', Holman 73'/ Panteliç 84'
Kartonë të verdhë: Boshamp 49', Uilkshajer 50', Emerton 67'/ Lukoviç 18', Ninkoviç 59'
Gjyqtarë: Jorge Larrionda (URU)
Australia: Shvarcer, Neill, Kahil, Kulina, Boshamp, Emerton, Uilkshajer (Garsia 82'), Kenedi, Valeri (Holman 65'), Karnej, Breshiano (çiperfild 66'). Trajner: Pim Verbek
Serbia: Stojkoviç, Vidiç, Ivanoviç, Stankoviç, Lukoviç, Jovanoviç, Zigiç (Panteliç 67'), Obradoviç, Krasiç (Tosiç 62'), Ninkoviç, Kuzmanoviç (Lazoviç 77'). Traner: Radomir Antiç
Renditja
Shteti ND F B H GSH GP P
Gjermania 3 2 0 1 5 1 6
Gana 3 1 1 1 2 2 4
Australia 3 1 1 1 3 6 4
Serbia 3 1 0 2 2 3 3