Ronaldo sheh një finale Brazil-Argjentinë
I detyruar që ta shikojë Kampionatin Botëror si spektator, (Dunga asnjëherë nuk ka menduar që ta thërrasë në kombëtare), Ronaldo ka vendosur të komentojë nëpërmjet Tuiterit, teksa është i impenjuar të bëjë reklamën e një shoqërie celulare, e cila, përkundër shortit, është një nga sponsorit e skuadrës Kombëtare të Argjentinës. Kështu sot, gjithnjë nëpërmjet Tuiter, “Fenomeni” ka bërë të ditur dje se: "Nuk e kam parë ndeshje Greqi-Argje-ntinë, sepse isha në stërvitje". Në momentin që luhej ndeshja në Brazil ishte ora 15:00 e pasdites. Tani Brazili dhe Argjentina mund të përplasen me njëri-tjetrin vetëm në finale dhe për Ronaldon do të kishte qenë një gjë e tmerrshme.