Sarkozi nis "gjyqin" ndaj kombëtares
Dështimi i "gjelave" është shndërruar në një çështje shtetërore në Francë. Duke parë situatën e rënduar Nikolas Sarkozi ka vendosur të ndërhyjë, duke thirrur Tieri Hanrinë në Paris me një avion privat, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të "raportojë" më vonë. Hanri do të takohet sot në mëngjes me Sarkozinë dhe sipas medias vendëse mes tyre do të diskutohet se çfarë ndodhi realisht në ditët e grumbullimit në Afrikën e Jugut. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Presidenti Sarkozi bashkë me Kryeministrin Fransua Filon, ministren e Sporteve Rozelin Bashlo dhe sekretarin e Shtetit për Sportet Rama Iade, kanë mbajtur një mbledhje të posaçme për të diskutuar mbi dështimin e Francës.