Mban dy ditë "peng" të dashurën, pranga për trafikim
Një 36-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së enjtes, pasi kishte mbajtur "peng" për dy ditë një minorene në një shtëpi të braktisur larg familjes së saj.
MIRDITE/ ROLAND NIKOLLI
Pas kthimit në shtëpi vajza pretendon se është larguar me të dashurin e saj, por pas denoncimit të prindërve ai u arrestua me akuzën e "trafikut të femrave për qëllime përfitimi". Burime zyrtare të policisë së Lezhës bënë të ditur arrestimin e Rid Ndrecës, nga fshati Fan i Mirditës mbrëmjen e së premtes. "Arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas akuzohet për veprën penale të trafikimit të femrave", kanë pohuar burimet policore. Bëhet e ditur se historia mes 36-vjeçarit dhe të miturës 14-vjeçare, banore e të njëjtit fshat, kishte filluar katër ditë më parë. Më 10 korrik të këtij viti minorenia ishte larguar nga shtëpia pa lajmëruar prindërit e saj dhe pa u lënë atyre asnjë adresë. Pasi kanë vënë re mungesën e së bijës dhe e kanë parë të pamundur kontaktimin me të, të alarmuar ata kanë shkuar në polici, ku kanë denoncuar largimin e saj. Menjëherë policia e Mirditës në bashkëpunim me drejtorin e policisë së Lezhës kanë bërë shpalljen në kërkim të 14-vjeçares, si dhe shpërndarjen e fotos së saj për identifikimin sa më shpejt dhe gjetjen e vendndodhjes së saj. Mendohet se për pasojë të veprimeve të shpejta të policisë duke eliminuar çdo mundësi të largimit të vajzës nga Fani, Ndreca e ka lejuar atë të shkojë në shtëpi. Në këtë mënyrë, ndërkohë që rezultonte person në kërkim, dy ditë pas largimit, 14-vjeçarja është rikthyer pranë familjes duke treguar se ajo kishte qenë nën shoqërinë e të dashurit të saj Rid Ndrecës. Në deklaratat e saj përpara familjarëve e mitura ka pohuar se ishte larguar me Ndrecën me dëshirën dhe se askush nuk e kishte detyruar. Por versioni i vajzës nuk i ka bindur dy prindërit, të cilët kanë pretenduar se Ndreca kishte ushtruar presion mbi vajzën dhe se qëllimi i tij kishte qenë shfrytëzimi i saj për trafik. Në këtë mënyrë prindërit, së bashku me vajzën e tyre kanë shkuar sërish në polici, por këtë herë për të denoncuar 36-vjeçarin. Në bazë të deklarimeve të dhëna nga minorenia për kohën që në momentin e largimit e deri në rikthimin e saj në shtëpi, përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore ka nisur kërkimi për Ndrecën. I informuar për denoncimin e bërë ndaj tij 36-vjeçari ka tentuar të largohet drejt të afërmve të tij në fshatin Tale, por është arrestuar nga agjentët e zyrës së trafiqeve.