Gjysma e popullsise me zemer, 10 rreziqet qe duhet te parandalohen Sonila Isaku
Semundjet kardiovaskulare perbejne 59 % te vdekjeve ne popullaten shqiptare, nderkohe qe vihet re nje rritje e tyre me rreth 25 % ne 20 vitet e fundit. Nje pjese e rendesishme e kesaj rritjeje, sipas mjekeve, shkaktohet prej ndryshimeve demografike, rritjes se moshes mesatare te popullates, por verehet gjithashtu edhe nje rritje nga shkaqe te tjera, kryesisht nga ndryshimi i stilit te jeteses. Por sipas mjekeve disa nga faktoret e rrezikut per semundjet e zemres mund te kontrollohen dhe disa nuk munden. “Jane 10 shkaktare kryesore, te cilet vene ne rrezik arteriet koronare apo nje sulm ne zemer, i cili mund te jete fatal. Nese nje pacient ka disa nga faktoret ndikues per nje semundje te zemres, ai duhet t’i kushtoje vemendje faktoreve te jeteses, te cilet mund te ndryshojne rrezikun e sulmit ne zemer”, pohon mjeku Petrit Vargu. Sipas tij, disa nga keto faktore jane te pandryshueshem sic eshte mosha apo trashegimia familjare, nderkohe qe ka edhe shume te tjere sic eshte dieta, kolesteroli i larte apo jeta sedentare te cilat jane ne doren e gjithkujt per ti ndryshuar. Vargu pohon se mosha eshte nje nga keta faktore duke pohuar se sa me i vjeter te jete nje person, aq me i larte eshte rreziku per nje semundje ne zemer. Te dhenat tregojne se me shume se 80 per qind e personave qe vdesin nga semundjet e zemres jane mbi 65 vjec. “Burrat kane nje rrezik me te madh te sulmit ne zemer ne krahasim me femrat. Problemet e tyre nisin me heret se tek femrat. Nderkohe, qe ne faktorin e trete mund te permendim edhe historite familjare, pra trashegimine”, nenvizon mjeku specialist ndersa thekson se krahasuar me te bardhet, semundjet e zemres jane me prezente tek amerikanet afrikane, meksikane amerikane, si dhe tek disa nga amerikanet aziatike. Por faktore te evitueshem, te cilet ndikojne tek semundjet e zemres, nder me kryesori eshte duhani. Persa i perket zemres mjeket rekomandojne nje keshille te tille: Nese ju nuk keni gjetur ende nje arsye per te lene duhanin, lexoni kete: semundjet ne zemren tuaj jane dy deri ne kater here me te larta nese ju pini duhan. Edhe prania e yndyrnave ne gjak eshte nje tjeter shkaktar, por qe kjo mund te kontrollohet me nje diete te mire dhe ekzaminime te herepashershme. “Tensioni i gjakut ben qe zemra te punoje me shume per te pompuar gjakun. Hipertensioni rrit rrezikun e deshtimit, shkaterron veshkat por sulmin me te madh e ka ne zemer. Por edhe jeta sedentare duke qene joaktive sjell nje rrezik per semundje te zemres”, nenvizon Vargu. Sipas tij rekomandohet 30 minuta aktivitet fizik si dhe renie ne peshe. Shkaktari i fundit per semundjet e zemres mbetet diabeti. Per mjeket, nese keni diabet tip 2 rreziku juaj nga semundjet e zemres eshte me i larte pavaresisht se ju kontrolloni nivelin e sheqerit ne gjak. Diabeti ngushton arteriet dhe kjo ben qe te rriskohet edhe zemra.
Vdekjet
Shkaku kryesor i vdekjeve ne Shqiperi, eshte grupi i semundjeve qe lidhen me grupin e qarkullimit te gjakut, qe prekin zemren, si miokardi, etj, apo qe prekin dhe enet e gjakut te trurit, etj, qe jane te lidhura dhe me presionin e larte te gjakut. Keto vdekje vazhdojne te rriten si pasoje e ndryshimeve moshore dhe menyres se jeteses.
Informacioni qe duhet per parandalim
Semundjet kardiovaskulare nuk jane nje fatalitet, por ka nje sere faktoresh te lidhur me menyren e jeteses dhe me kontrollin e disa treguesve biologjike te organizmit, pohojne specialistet. Informimi i duhur dhe krijimi i kushteve per nje jete te shendetshme, sipas tyre, do te ndihmonte qe te prekeshin me pak persona nga keto semundje. Semundjet kronike joinfektive si semundjet e zemres, infarkti, kanceri apo dhe diabeti jane ne rritje dhe po shkaktojne vdekjen e shume personave ne vendet me te ardhura te uleta ose mesatare. Organizata Boterore e Shendetesise ka vene theksin tek parandalimi i ketyre semundjeve, ndersa perllogarit se ato vrasin me shume se 63 % e te gjithe atyre qe vdesin ne mbare boten nga semundjet joinfektive. Rreth 80 % e ketyre vdekjeve jane raportuar ne vendet ne zhvillim.