Glenny Hija e korrupsionit ndjek Ballkanin

Në një shkrim autorial të botuar nga agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press”, Glenny shprehet se vendet e Evropës juglindore duhet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës për korrupsion.
“Për shumë vite krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë hasur një rezistencë të vogël, gjë që ka penguar zhvillimin dhe rritjen e këtyre vendeve”, shkruan Glenny, në editorialin me titull “Ngado të shikoni, korrupsioni ndjek Ballkanin”.
Megjithatë, ai vlerëson se situata tani po ndryshon në masë të madhe, për shkak të kushteve të rrepta që BE u ka vendosur vendeve të rajonit, që kanë të bëjnë me nxjerrjen e ligjeve të reja.
“Përmbushja e kushteve për anëtarësimin në BE mund të jetë e vështirë për Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Kosovën, asnjë nga të cilat s’është e pastër nga korrupsioni”, shton Glenny.