Globalizimi ka ngecur ?
21/05/2005 Dështimet e “botës së re”, sipas njërit prej nxënësve më të mprehtë të Raymond Aron
Ortodoksia «realiste» këmbëngul mbi faktin se asgjë nuk ka ndryshuar në marrëdhëniet ndërkombëtare qysh nga kohërat e Thuqididit dhe të Machiavellit: pushteti ekonomik dhe ushtarak i një shteti u përcakton fatin; ndërvarësia dhe institucionet ndërkombëtare janë fenomene dytësore dhe të brishtë; objektivat e shteteve janë imponuar nga kërcënimet ndaj mbijetesës ose sigurisë së tyre. Kjo është saktësisht bota e përshkruar nga Henry Kissinger
Dy qenë modelet që shkaktuan një bujë të madhe në vitet nëntëdhjetë. I pari – hipoteza e «fundit të historisë» e propozuar nga Fukuyama – nuk është inkurajuar nga ngjarjet. Të thuash të vërtetën, hipoteza e tij parashikonte fundin e konflikteve ideologjike dhe jo të historisë si të tillë dhe, paralelisht, triumfin e liberalizmit politik dhe ekonomik
Cila është gjendja aktuale e marrëdhënieve ndërkombëtare? Gjatë viteve nëntëdhjetë, specialistët janë përqëndruar mbi shpërbërjen e pjesshme të themeleve tradicionalë të rendit global: shtetet. Gjatë këtij dhjetëvjeçari shumë vende, midis të cilëve ata të lindur si pasojë e dekolonizimit, janë demonstruar pak më shumë se pseudo-shtete, të privuar nga institucione të qëndrueshme, kohezion i brendshëm apo një vetëdije kombëtare. Me mbarimin e shtrëngimit komunist në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në ish-Jugosllavi, janë shfaqur tensione etnike të mbajtura të fshehta për një kohë të gjatë. Minorancat, që faktikisht qenë apo ndjeheshin të shtypura, kërkuan pavarësi.
Në Irak, Sudan, Afganistan e Haiti, qeveritarët u deklaruan luftë shtetasve të tyre. Luftëra të tilla e rritën rëndësinë e ndërhyrjeve humanitare, që u dhanë në kurriz të parimeve të shumëta të shpallura të sovranitetit kombëtar dhe të mosndërhyrjes. Qe kështu që tensioni mbizotërues i këtij dhjetëvjeçari u konvertua në përplasjen midis fragmentimit të shteteve (dhe të sistemeve stataliste), progresit ekonomik e kulturor dhe integrimit politik – me fjalë të tjera, globalizimin. Të gjithë kanë kuptuar se ngjarjet e 11 shtatorit kanë shënuar fillimin e një ere të re.
Por çfarë domethënie ka kjo shkëputje me të kaluarën? Nga këndvështrimi i një përkufizimi konvencional të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka pasur një luftë midis shteteve, por, në muajin shtator, individë të armatosur, papritmas, në mënyrë të mjerë, kanë kërcënuar, çuditur dhe plagosur superfuqinë më të madhe të botës. Këto sulme kanë demonstruar edhe se pavarësisht rezultateve të arritura, globalizimi e bën të lehtë aksesin në një formë të tmerrshme dhune nga ana e fanatikëve të paskrupull. Terrorizmi është lidhja e përgjakur midis marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shoqërisë globale.
Dora–dorës që një numër i pakufizuar individësh dhe grupesh bëhen protagonistë në botën e globalizuar, barabar me shtetet, ndjehet gjithnjë e më shumë një ndjenjë pasigurie dhe pambrojtshmërie. Në kërkimit e vlerësimit të gjendjes aktuale të trishtuar të gjërave duhen bërë kështu disa pyetje themelore. Cilat janë konceptet që ndihmojnë të shpjegohet rendi i ri global? Në çfarë kushtesh janë raportet midis shteteve në kuadër të marrdhënieve ndërkombëtare? Dhe cili është kontributi i shoqërisë civile emergjente globale në rendin e ri botëror?
Tym e flakë
Dy qenë modelet që shkaktuan një bujë të madhe në vitet nëntëdhjetë. I pari – hipoteza e «fundit të historisë» e propozuar nga Fukuyama – nuk është inkurajuar nga ngjarjet. Të thuash të vërtetën, hipoteza e tij parashikonte fundin e konflikteve ideologjike dhe jo të historisë si të tillë dhe, paralelisht, triumfin e liberalizmit politik dhe ekonomik.
Kjo e fundit është korrekte në kuptim të ngushtë: «religjionet shekullare», që kanë luftuar kaq ashpërsisht gjatë shekullit të fundit, tashmë kanë vdekur. Megjithatë, Fukuyama ka pranuar të nënvizojë se nacionalizmi mbetet shëndosh si molla. Veç kësaj, ka lënë pasdore edhe potencialin shpërthyes të luftërave fetare, që tashmë është shtrirë në pjesën më të madhe të botës islamike. Mentori shkencor i Fukuyama, politologu Samuel Huntington, pak vjet më vonë bëri një parashikim akoma më të errët të një bote krejtësisht ndryshe. Huntington parashikoi se dhuna që do t’i pasonte një anarkie botërore, së bashku me mungesën e vlerave dhe të institucioneve të përbashkëta, do të shpërthente midis qytetërimeve të ndryshme sesa midis shteteve apo ideologjive të ndryshme.
Megjithatë, Huntington kishte një koncept pak a shumë të errësuar të asaj që përbën një qytetërim. Nuk u dha mjaft rëndësi konflikteve të brendshme të ashtuquajtur qytetërim dhe në fakt mbivlerësoi rëndësinë e religjionit në sjelljen e elitave joperëndimore, të cilat janë shpesh të shekullarizuara dhe të oksidentalizuara. Kështu i ndodh në pamundësinë për të përcaktuar qartësisht lidhjen midis një qytetërimi dhe politikave të jashtme të shteteve anëtare të tij. Modele të tjera më pak sensacionalistë kanë akoma më pak mbështetës.
Ortodoksia «realiste» këmbëngul mbi faktin se asgjë nuk ka ndryshuar në marrëdhëniet ndërkombëtare qysh nga kohërat e Thuqididit dhe të Machiavelli: pushteti ekonomik dhe ushtarak i një shteti u përcakton fatin; ndërvarësia dhe institucionet ndërkombëtare janë fenomene dytësore dhe të brishtë; objektivat e shteteve janë imponuar nga kërcënimet ndaj mbijetesës ose sigurisë së tyre. Kjo është saktësisht bota e përshkruar nga Henry Kissinger. Fatkeqësisht, ky model i adhurueshëm e gjen të vështirë ta integrojë ndryshimin, sidomos në rastin e globalizimit dhe në shfaqjen e aktorëve të tretë përveç shteteve. Veç kësaj, lë pas dore nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar që shfaqet nga kërcënime të reja si proliferimi i armëve të shkatërrimit në masë dhe injoron krejtësisht atë që studiuesi Raymond Aron e ka quajtur «fara e vetëdijes universale»: normat liberale në favor të tregut që shtetet e përparuara ndajnë sot.
Duke përpunuar mbi diskutimin e Aron, janë të shumtë studiuesit që interpretojnë sot botën duke folur për një globalizim triumfues, që i zhduk kufijtë nëpërmjet një mjeti të ri komunikimi dhe informacioni. Në këtë univers, një shtet që zgjedh të mbyllet shkon pashmangshmërisht drejt rënies dhe drejt pakënaqësisë në rritje të shtetasve të tij, të cilët në fakt aspirojnë përparimin material.
Por, në qoftë se hapet, duhet të pranojë një rol të vogël që kufizohet kryesisht në përkrahjen sociale, në sigurimin e një mbrojtjeje fizike kundër një agresioni apo një lufte civile dhe në ruajtjen e identitetit kombëtar. Kampioni i vërtetë në këtë epikë të privuar nga herojtë është gazetari i “Nju York Times”, Thomas Friedman. Ai kundërvë vizione të hapura ndaj barrierave, modernizimin ndaj prapambetjes, tregun e lirë ndaj kontrollit shtetëror.
Ai shikon pas globalizimit aurorën, «këmishën e florinjtë të forcës» që do t’i detyrojë polemistët në opinionin publik të kuptojnë se logjika e globalizimit është një logjikë paqeje (pasi që çdo luftë do ta ndërpriste globalizimin dhe, për pasojë, edhe progresin) dhe demokracie (pasi që teknologjitë e reja e rrisin autonominë individuale dhe inkurajojnë iniciativën).
Duke u kthyer në realitet
Këto modele ndeshen me tri realitete. I pari është se rivalitetet që ekzistojnë midis fuqive të mëdha (dhe aftësisë së shteteve më të vegjël për t’i shfrytëzuar këti tensione) janë larg së qëni të zhdukura. Gjithsesi, është prej disa kohësh që ekzistenmca e armëve bërthamore prodhon një nivel të caktuar maturie midis fuqive që i posedojnë ato. Potenciali i shkatërrimit i vetë këtyre armëve ka arritur ta moderojë lojën dhe i ka bërë armët bërthamore një instrument i rastit të fundit.
Por loja mund të nxehet dora-dorës që një numër në rritje shtetesh u drejtohet armëve të shkatërrimit në masë si instrument për të zvogëluar hendekun që ekziston midis klubit bërthamor dhe fuqive të tjera. Shitja e armëve të tilla transformohet kështu në një çështje goxha konfliktuale dhe përpjekjet e prirura në ngadalësimin e garës ndaj këtyre armëve, veçanërisht e rrezikshme në shtetet «batakçinj», paradoksalisht mund të transformohen në burime të reja dhune. Së dyti, megjithëse luftërat midis shteteve po bëhen gjithnjë e më pak të zakonshme, luftërat e brendshme janë në rritje – siç është parë në ish-Jugosllavi, në Irak, në pjesën më të madhe të vendeve të Afrikës dhe në Sri Lanka.
Në fillim, shtete jo të përfshira, tentojnë të hezitojnë përpara se të futen në këto konflikte kaq komplekse, por pastaj, më vonë (nganjëherë) ndërhyjnë për të bërë që këto konflikte të mos transformohen në katastrofa rajonale. Kush ndërhyn kërkon ndihmën e Kombeve të Bashkuara apo të organizatave rajonale, që të mund t’i rindërtojë këto shtete, të promovojë stabilitetin dhe të parandalojë fragmentime apo vuajtje të ardhshme. Së treti, politikat e jashtme të shteteve nuk formohen vetëm sipas faktorësh gjeopolitike realiste si treguesit ekonomikë apo fuqia ushtarake, por sipas politikash të përshtatshme të brendshme.
Deri në regjimet jodemokratike, forca si pasione ksenofobe, pazgjidhshmëria ekonomike dhe një solidaritet etnik transkombëtar mund ta bëjnë procesin politik akoma më kompleks dhe më pak të parashikueshëm. Shumë shtete – dhe në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara – shpesh duhet të konfrontohen me lojërat midis bankave të qeverive konkurruese.
Në analizimin e raporteve ndërkombëtare shpesh nënvlerësohet rëndësia e liderëve të veçantë dhe personaliteti i tyre. Kështu, për realistët, terrorizmi transkombëtar paraqitet si një dilemë e mrekullueshme. Në qoftë se një shtet bie viktime aktorësh privatë si terroristët, do të kërkojë t’i eliminojë grupe të tilla, duke i privuar nga vendstrehimet dhe duke ndëshkuar shtetet që i mirëpresin. Interesi kombëtar i shtetit nën sulm do të kërkojë kështu ose një ndërhyrje të armatosur kundër qeverive që mbështesin terroristët, ose ndërmarrjen e rrugës së maturisë, duke ushtruar një presion diskret mbi qeveri të tjera me qëllim që këta terroristë të dalin përpara drejtësisë.
Të dyja këto rrugë kërkojnë një verifikim të sovranitetit – koncepti i shenjtë mbi të cilin ndërtohen teoritë realiste. Universi klasik realist i Hans Morgenthau dhe i Aron mund të rezultojë kështu akoma jashtëzakonisht jetik në një botë të përbërë nga shtete, megjithëse kontronot bëhen gjithnjë e më shumë të epadallueshëm dhe ofrojnë vetëm zgjedhje të vështira përballë një kërcënimi si ai i terrorizmit. Në të njëjtën kohë, universi real u globalizimit nuk i ngjan atij të shpallur nga Friedman. Globalizimi ka në fakt tri forma, çdo njëra prej të cilave bart një seri problemesh të vetat.
E para është globalizimi ekonomik që ndjek zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë, të informatikës, të tregëtisë, të investimeve të huaja dhe të çështjeve ndërkombëtare. Protagonistët kryesorë janë kompanitë, investitorët, bankat dhe shoqëritë private të shërbimit nga njëra anë dhe shteteve e organizatave ndërokmbëtare nga ana tjetër. Këto forma kapitalizmit aktualisht në zhvillim, në mënyrë ironike i parashikuar nga Karl Marx e Friedrich Engels, vënë një dilemë vendimtare mnidis efikasitetit dhe barazisë. Specializmi dhe integrimi nga ana e kompanive mundëson të rritet pasuria komplesive megjithëse logjika e pastër kapitaliste nuk e favorizon drejtësinë sociale.
Globalizimi ekonomik është bërë kështu një shkak substancial u pabarazisë midis dhe në brendësi të shteteve dhe preokupimeve për një konkurrencialitet globale kufizojnë aftësinë e shteteve dhe të aktorëve të tjerë në përballimin e këtij problemi.
Forma tjetër është globalizimi kulturor. Ky lind nga revolucioni teknologjik dhe nga globalizimi ekonomik, të cilat, sëbashku, favorizojnë fluksin e të mirave kulturore. Këtu zgjedhja kryesore reduktohet midis uniformitetit (shpesh i quajtur «amerikanizim») dhe diversitetit. Rezulton një «botë e diziluzionuar» (me fjalët e Max Ëeber) dhe një reagim kundër uniformizmit. Ky i fundit buron nga një rilindje kulturash dhe gjuhërash lokale, si edhe nga sulmet kundër kulturës perëndimore, e cila denoncohet si bartëse arrogante e një ideologjie laike e revolucionare dhe fasadë e hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara.
Forma e fundit është globalizimi politik, i cili është shumatorja e dy formave të tjera. Karakteristikë e kësaj të fundit është predominimi i Shteteve të Bashkuara dhe i institucioneve politike të saj, si dhe i një game të gjerë organizatash rajonale e ndërkombëtare dhe rrjetesh transqeveritare (të specializuara në fusha si aktivitetet e kontrollit të policisë, të emigracionit dhe të drejtësisë). Të përfshira janë edhe institucionet private që nuk janë as të markës qeveritare, sa pastërtisht kombëtarë – për shembull Mjekët Pa Kufi apo Amnesty International.
Megjithatë, shumë prej këtyre organizatave u mungon një aset demokratik dhe janë të kufizuara në kapacitetin, pushtetin dhe autoritetin e tyre. Veç kësaj, mbesin shumë paqartësi rreth fatit të hegjemonisë amerikane e cila në mënyrë të qartë është e refuzuar jashtë vendit dhe është e influencuar nga lëkundjet amerikane midis tundimit për të dominuar dhe atij që priret ndaj izolimit. Beneficet e globalizimit janë të pamohueshme, megjithëse optimizmi alla Friedman mbështetet mbi themele tejet të brishta. Sa për të filluar, globalizimi nuk është as i pashmangshëm, as i pamposhtur.
Më shumë është në pjesën më të madhe një shpikje amerikane që e ka origjinën e saj në periudhën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe bazohet në fuqinë ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Deduktohet kështu që një krizë e thellë dhe e zgjatur ekonomike në Shtetet e Bashkuara mund të ketë efekte po aq shkatërrimtare sa ato që pasuan Depresionin e Madh. Në rradhë të dytë, shtrirja e globalizimit mbetet e kufizuar sepse janë përjashtuar shumë vende të varfëra dhe shtetet që transformohen reagojnë në mënyrë shumë të ndryshme. Kjo rrjedh nga kushtet e ndryshme socioekonomike në nivel kombëtar dhe nga një politikë partiake. Bota është larg nga të ketë arritur një integrim të përsosur të tregjeve, të shërbimeve dhe të faktorëve të prodhimit.
Nganjëherë ekzistenca e vetme e kufijve e ngadalëson apo deri e paralizon një integrim të tillë; herë të tjera, i jep integrimit shijet dhe sfumaturat e shtetit dominues (si në rastin e Internetit). Në radhë të tretë, shoqëria civile ndërkombëtare mbetet në gjendje embrionale. Shumë agjenci joqeveritare pasqyrojnë një segment të vockël të popullsive të shteteve anëtare. Në pjesën më të madhe të rasteve, përfaqësojnë vetëm vendet e modernizuara apo ato, në të cilat pesha e shtetit nuk është e tepruar. Shpesh OJQ-të janë vetëm pak të pavarura nga qeveritë.
Së katërti, emancipimet individuale kaq të dashura për Friedman nuk arrijnë të demokratizojnë në një kohë të shkurtër regjimet, siç mund të shikohet sot në Kinë. Nga ana tjetër, as emancipimi nuk është në gjendje të shmangë që institucione publike si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore apo Organizata Botërore e Tregtisë, të mbesin opake në kryerjen e aktivitetit të tyre dhe shpesh arbitrare e të padrejta në vendimet e tyre. Së pesti, ideja tërheqëse për të përmirësuar gjendjen njerëzore nëpërmjet abrogimit të barrierave është mjaft e dyshimtë.
Stanley Hoffmann është Professor në Harvard University, ku ka dhënë mësim qysh nga viti 1955. Ka qenë President i Harvard's Center for European Studies qysh nga krijimi i saj në vitin 1969 deri më 1995. Profesor Hoffmann u lind në Vjenë në vitin 1928. Jetoi dhe studoi në Francë nga viti 1929 deri më 1955; ka dhënë mësim në Institut d'Etudes Politiques of Paris, nga i cili u diplomua, dhe në Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales. Në Harvard, ai jep histori politike dhe intelektuale franceze, politikë të jashtme amerikane, histori evropiane të pas Luftës së Dytë Botërore, sociologji lufte, politikë ndërkombëtare, etikë dhe çështje botërore, ideologji moderne politike dhe zhvillimin e shtetit modern.
Vijon në numrin e ardhshëm