E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tapitë, kushti i parë për turizëm

21/05/2005  Kur fshatarët të kenë tapitë në duar, atëherë mund të flitet për turizëm. Duket se ky ka qenë mendimi i të gjitha forcave politike, por që premtojnë në kohë të ndryshme dhe me mënyra të ndryshme, për të arritur tek ky konkluzion. Për PS-në tapitë e tokave janë të shpërndara në masën 98 për qind dhe deri në fund të 2006-ës do të jepen 100 për qind pa prekur ligjin 7501. Por PD-ja mendon ndryshe. Ju deri më sot keni shpërndarë 89 për qind të tapive në përdorim jo në pronësi dhe kjo është ajo që ne duam të bëjmë në katër vitet e ardhshme, duke respektuar ligjin 7501 për tokën në përdorim“, ka deklaruar Hasan Halili. Ndërkaq, LZHI e konsideron çështjen e tapive një detyrim që ka përpara elektoratit të vet. “Ne jemi për kthim të pronës tek i zoti dhe nuk do të ketë zhvillim as në bujqësi dhe as në turizëm, në rast se nuk zgjidhet kjo“, ka deklaruar Gjergj Buxhuku. Çështja e pronës mendohet të ketë mbajtur peng dhe zbatimin e disa strategjive të turizmit, të cilat edhe pse janë prezantuar si të suksesshme, nuk kanë gjetur zbatim. Kështu, PS-ja ka të limitizuara premtimet e veta për zhvillimin e turizmit në zbatimin e studimit që do t’i bëhet bregdetit të Jugut, ku duket se sherret për pronën janë edhe më të mëdha. Për PD-në të gjitha strategjitë e miratuara deri më sot nga qeveria dhe të përgatitura dhe nga organizmat e huaja, kanë patur vlerat e veta. Por çështja është te zbatimi dhe duket se deri më sot asnjë parti nuk ka ditur të zbatojë me politika të qarta strategjinë për zhvillimin e turizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›