Aknet, më shumë në lëkurën me yndyrë

21/05/2005 Çdo estetist kur flitet për aknet përmend gjithmonë lëkurën me yndyrë si një nga shkaqet kryesore të krijimit të tyre, dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, është mënyra se si duhet ta trajtojmë këtë tip lëkure. Në përgjithësi, kjo lloj lëkure shfaqet kryesisht në moshat e reja dhe mund të dallohet shumë lehtë. Në përgjithësi, kjo lëkurë është e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës, sidomos në zonën e famshme T, (mjekër, hundë dhe ballë).
Yndyra që lëshon lëkura, në rast se është brenda normales, është një mbrojtës shumë i mirë i saj, por në të kundërt ajo mund të kthehet në një problem të madh, duke prishur ekuilibrat e lëkurës. Kjo do të thotë se në vend ta mbrojë, ajo shkatërron pH dhe, nëse lihet pas dore, ajo nxit krijimin e puçrrave dhe të akneve.
Ndërkohë që një e mirë e lëkurës së yndyrshme është fakti se ajo plaket më ngadalë. Rrudhat shfaqen shumë vonë dhe lëkura qëndron e re. Ajo është më e fortë dhe, nëse do të arrihet ekuilibrimi i saj, ajo do të jetë gjithmonë një lëkurë e mbrojtur dhe kurrë nuk do të jetë e thatë. Pra, sekreti është të ruajmë ekuilibrat.
Për aknet më shumë kuptohet si krijimi i puçrrave në lëkurë, dhe që më shumë njihen si pikat e zeza apo të bardha, që mund të jenë me qelb, apo të kenë formën e nyjeve të forta, që zakonisht krijohen në fytyrë, qafë, në kraharor, në shpinë, por edhe në vende të tjera.
Aknet nuk krijohen si pasojë e mungesës së higjienës personale. Pikat e zeza lindin si pasojë e oksidimit të nënshtresës së lëkurës, që del në sipërfaqe. Pacienti me akne duhet ta lajë fytyrën dy herë në ditë me ujë e sapun, por jo të lahet më shpesh, pasi ajo irriton aknet.
Aknet nuk janë pasojë e ushqimit, pasi edhe nëse mbani një dietë të fortë dhe rigoroze, nuk do të thotë se do të shpëtoni nga aknet. Ndërkohë që shumë estetistë mendojnë se qëndrimi në diell ndihmon në largimin e tyre, por edhe në këtë rast nuk duhet ekzagjeruar, pasi rrezet e forta të diellit dëmtojnë lëkurën, duke e plakur atë. Në raste të tilla, këshillohet të përdoren kremrat me filtra mbrojtës.
Trajtimi i akneve
Terapia për trajtimin e akneve në vitet e fundit është modernizuar, duke përfshirë në të përdorimin e vitaminave A apo medikamente të tjera për një periudhë 4-mujore. Modernizimi i trajtimit të tyre dhe shfrytëzimi i teknologjive të reja, ka bërë që tashmë, të mos ketë më dyshim në eliminimin e shenjave që mund të mbesin si pasojë e akneve. Frika për efektet anësore. Aktualisht, këto trajtime mund të përdoren te të dy sekset, nuk mund të zgjasin më shumë se 40 ditë dhe në pjesën më të madhe të trajtimeve kombinohen me antibiotik. Ndërkohë që medikamente të tjera për rastet më të rënda mund të zgjasin për një kohë të gjatë dhe që më së shumti përdorin kortizonin, por edhe antidepresivë, antiepileptikë apo vitamina B kompleks.
Këshilla bukurie
Gjëja më e rëndësishme është të vendoset një ekuilibër mbi lëkurën, duke e sjellë atë në normalitetin fiziologjik.
Kush ka një lëkurë që vuan nga prodhimi i tepruar i yndyrës, duhet së pari të ndjekë rregullat bazë të higjienës.
Çdo mbrëmje duhet ta pastrojë për fshirjen e plotë të makiazhit. Ja disa këshilla për të eliminuar aknet dhe për të pasur një lëkurë të bukur:
1. Mos përdorni sapunë apo produkte që përmbajnë substanca që krijojnë shkumë, pasi në përgjithësi irritojnë lëkurën.
2. Mos përdorni sapunë alkalinë që prishin ekuilibrin e pH.
3. Mos përdor produkte alkooli për të pastruar lëkurën.
4. Mos përdorni produkte që tentojnë të heqin yndyrën, pasi veprimi i tyre është i kundërt. Këto produkte nxisin prodhimin e saj, duke pasur kështu efektin e kundërt.
5. E rëndësishme është të mbahet parasysh që lëkura e yndyrshme është shumë e ndjeshme.
6. Masa e vetme për këtë tip lëkure është ekuilibrimi i saj, duke përthithur yndyrën përmes substancave të këshilluara nga specialisti.