Punësimi, PS premton 100 mijë vende pune

21/05/2005 Të gjitha partitë premtojnë se do të rrisin punësimin, por PD dhe PS kanë shifra konkrete
Tregu i punës do të shtohet me 100 mijë forca të reja pune gjatë katër vjetëve, në rast se PS-ja do të vijë në pushtet, por ndërkaq, statistikat e PD–së konstatojnë se tregu nuk ka kapacitet për më shumë se 52 mijë vende pune. Katër partitë politike kanë folur me shifra konkrete dhe në detaje për problemet që na dhembin më shumë, zgjidhja e të cilave na bën të votojmë për këtë apo atë forcë politike. Teknicienët e katër forcave kryesore politike, PS, PD, LSI dhe LZHK, kanë treguar se si do të zgjidhin këto probleme, në rast se votuesit do t’u besojnë votën. “Ne parashikojmë të krijojmë 100 mijë vende të reja pune, duke dyfishuar numrin e bizneseve“, ka thënë për PS-në, Adriana Berberi, aktualisht zv.ministre e Financave. Për Partinë Demokratike, tregu i punës do të rritet me 30 për qind gjatë katër vjetëve, por kjo e materializuar në shifra do të thotë 52 mijë vende pune më shumë. “Kjo është ajo çka mund të ofrojë tregu dhe kapaciteti maksimal i hapjes së vendeve të punës, por këtu nuk kemi llogaritur obsionet që do të ofrojnë vetë bizneset“, ka deklaruar Selami Xhepa, një prej teknicienëve në KOP. Ndërkaq, për LSI-në, të ruash pozicionet aktuale të punës, është një sukses, ndërkohë që elektorati i interesuar për këtë parti mund të kërkojë llogari gjatë qeverisjes për një rritje të punësimit 8–9 për qind çdo vit. “Kemi thënë se i kemi fermerët të punësuar në bujqësi, por i gjen në klube ose në emigracion, dhe rikthimi i tyre vërtet në punë do të jetë pjesë e strategjisë së LSI-së”, ka deklaruar Selami Belortaja. Për LZHK-në, punësim nuk do të thotë të reduktosh nga 14.6 për qind, që është shifra e deklaruar e papunësië në disa pikë më pak. “Ne të gjithë e dimë që papunësia reale është 35 për qind dhe e vetmja gjë që e zgjidh këtë problem është hapja e fronteve të reja të punës në prodhim“, ka deklaruar Gjergj Buxhuku, përfaqësues i LZHK-së. Kështu, duket se alternativat që e bëjnë të besueshme hapjen e fronteve të punës dhe derivatin që vjen pas saj, reduktimin e varfërisë, e kanë në dorë zhvillimi i biznesit dhe mbi të gjitha përparësitë në sektorin bujqësor. Atje ku gjenden të punësuar vetëm de juro pjesa më e madhe e votuesve, duket se varfëria është dhe më e thellë. “Kemi programe për të rialokuar fondet nga zonat urbane tek ato rurale“, i ka paraprirë tezës së varfërisë së lartë në fshat, Adriana Berberi. Por për teknicientët e PD–së, rialokimi i fondeve nuk është një premtim që angazhon 60 për qind të qytetarëve të përjashtuar nga përfitimi i të ardhurave kombëtare. “GDP-ja rritet 10 herë, ndërsa në disa zona varfëria thellohet me treguesit e konsumit“, ka kujtuar statistikat Selami Xhepa.
1.3 milionë të punësuar
250 mijë të papunë
24 orë drita dhe ujë, asnjë parti nuk di afatin
Kur do të hapim çezmat dhe të kemi ujë papushim dhe mos shqetësohemi për ardhjen dhe ikjen e dritave? Në fakt, asnjë parti nuk di të thotë me saktësi se kur do t’i krijojë këto fasilitete të nevojshme për votuesit e vet. PS-ja mendon se brenda 3 vjetëve do të mund të sigurojë drita për 24 orë, ndërkohë që nuk mund të premtojë të njëjtën gjë për ujin, madje as brenda mandatit katërvjeçar. “Me investimet në energjetikë jemi të bindur se do të kemi drita pa ndërprerje brenda 3 vjetëve, ndërkohë që do të përmirësojmë furnizimin me ujë“, ka deklaruar për PS-në, Adriana Berberi. Ndërkohë për PD–në, përpara se të zgjidhet problemi i furnizimit me energji, konsumatorëve duhet t’u zgjidhet problemi i çmimit. “Ne kemi tarifat më të larta në rajon dhe, ndërkohë që fqinjët e paguajnë energjinë me 3.5 cent kilovatin, ne e paguajmë me 7.5 cent dhe kjo vetëm se KESH-i kur llogarit koston, e ul nivelin mesatar të konsumit nga 4.2 milionë në 3.2 milionë, duke nxjerrë në rregull llogaritë e veta“, ka deklaruar Selami Xhepa. Teknicientët që kanë hartuar politikat ekonomike të PD–së, zotohen të zgjidhin çështjen e çmimit të energjisë dhe përmirësimin e infrastrukturave të ujit, duke mos dhënë dot asnjë afat në lidhje me kohën kur shqiptarët nuk do t’i quajnë më privilegje dritat dhe ujin 24 orë. Po kështu dhe forcat politike, LSI dhe LZHK, janë të fokusuar në programe që synojnë kontrollin maksimal dhe eficensën e investimeve kapitale në këto sektorë, por pa mundur të deklarojnë një afat limit. “Ka një devijacion të thellë mes asaj që planifikohet dhe asaj që zbatohet, duke sjellë rritje të çmimit për njësi në të gjithë sektorët, ku qeveria ka hedhur investimet e veta dhe për këtë jemi sot pa drita dhe ujë 24 orë“, ka deklaruar Sokol Nako, përfaqësues i LSI-së. Duke u mbështetur në strategjinë e vet, LSI-ja mendon se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me anë të përmirësimit të shpenzimeve kapitale dhe eficensës së plotë të kontrollit të tyre, duke eliminuar firot që krijohen rrugës. Punësimi
PS – Hapjen e 100 mijë vendeve të punës për katër vjet
PD – Tregu lejon hapjen e 52 mijë vendeve të punës në katër vjet
LSI – Rritje me 8–9 për qind të nivelit të punësimit në vit
LZHK – Hapjen e vendeve të punës, duke rritur kapacitetet prodhuese
Drita – Ujë
PS – Drita 24 orë brenda 3 vjetëve, përmirësim gradual i furnizimit me ujë
PD – Përmirësim rrënjësor i enteve që rregullojnë infrastrukturat drita-ujë
LSI – Administrim të investimeve publike, duke përmirësuar shërbimet publike
LZHK – Rregullim të sistemeve shpërdarës me investime efikase
Tapitë e tokës
PS – Tapitë e tokës 100 për qind në 2006 pa prekur ligjin 7501
PD -Tapitë eficente në pronësi brenda katër vjetëve pa prekur ligjin 7501
LSI- Zgjidhje e konfliktit të pronës
LZHK – Kthim të pronës tek i zoti
Ulja e Taksave
PS – Ulje graduale e taksve jo e shkallëzuar
PD – Ulje e shkallëzuar te produktet individuale
LSI- Unifikim të taksave të TVSH–së, tatim-fitimit
LZHK- Ulje e shkallëzuar, por me qëndrueshmëri fiskale
Bursa
PS- Vendosja në funksionin e bursës
PD- Shitja e letrave të borxhit në bursë
LSI- Sofistikim i biznesit për ta drejtuar drejt bursës
LZHK- Shitje të aksioneve të KESH në bursë
Turizmi
PS – Zbatim i studimit të bregdetit të Jugut
PD – Eficensë në zbatimin e strategjive të turizmit
LSI- Gjetjen e formave për të zbatuar strategjinë e miratuar
LZHK - Kthim i pronës tek i zoti dhe zbatim të strategjisë