Pollo prezanton në Librazhd, Avni Koçin
20/05/2005 Kryetari i PDR-së, Genc Pollo, ka udhëtuar dje drejt Librazhdit, për të prezantuar kandidatin për deputet në zonën 60, Avni Koçi, i cili aktualisht është dhe kryetari i degës së PDR-së në këtë qytet. Në fjalën e tij, para elektoratit, Pollo tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk janë sfidë vetëm e opozitës, por e gjithë shoqërisë shqiptare. “Ne si opozitë kemi për detyrë të ngjallim besimin se jemi në gjendje të drenazhojmë kënetën tetëvjeçare të maliqëve qeveritarë. Kjo është sfida reale, jo thjesht e disa forcave politike vullnetmira, por e gjithë shoqërisë shqiptare. Dhe këtë do ta bëjmë duke lidhur vizionin me traditën, ndryshimin me maturinë, deformimin me stabilitetin”. Deri tani, PDR ka prezantuar shumicën e 100 kandidatëve në të gjithë vendin. Kandidatët e PDR-së do të lufotjnë më së shumti në këtë garë elektorale për të përfituar nga lista shumemërore, ndërsa në tre zona zgjedhore do të luftojnë për mazhoritarin, nën siglën e Partisë Demokratike.