TVSH, partitë e opozitës kundër FMN–së

21/05/2005 PD, LSI dhe LZHK janë për përshkallëzim të TVSH-së në disa produkte
“Të gjitha partitë janë për uljen e TVSH-së, por për reduktimin vazhdojnë t’i qëndrojnë besnike idesë vetëm partitë e opozitës, ndërkohë që PS-ja është tërhequr nga premtimi i disa ditëve më parë të kryetarit të vet për një përshkallëzim të mundshëm të TVSH–së“
TVSH-ja e përshkallëzuar është një ide e mirë, edhe pse FMN-ja ka deklaruar votën e saj kundër. ”Ka vetëm një pikë, ku opinionet tona divergjojnë me FMN-në dhe, kjo është TVSH-ja e përshkallëzuar, por vetë FMN-ja në një konferencë ndërkombëtare për vendet në zhvillim, e ka pranuar se kjo është një zgjidhje e pranueshme për produktet që nuk kanë konkurrencë, si energjia dhe plehrat kimike“, ka deklaruar teknicienti i PD–së, Selami Xhepa. Sipas Xhepës, gjatë një debati me FMN-në në një konferencë ndërkombëtare është kuptuar se Shqipëria është brenda parametrave për sa iu takon kufirit të regjistrimit të një biznesi, që është 8 milionë dhe përjashtimit nga taksat për disa biznese. “Ne mendojmë se me ardhjen në pushtet do të dimë të negociojmë me FMN-në dhe ta bindim për TVSH të përshkallëzuar me produkte që nuk mund të ngatërrohen me produktet e tjera“, ka deklaruar Selami Xhepa. PD-ja ka premtuar për biznesin se do të ulë shkallën e taksës në 17 për qind, duke reduktuar ta çojë atë në nivelin e 12.5 përqindëshit, ku ka qenë në ’96-ën. Ndërkohë, përfaqësuesja e PS-së, Adriana Berberi, ka daklaruar se PS-ja do të ulë në formë të shkallëzuar nivelin e taksave, por pa i përshkallëzuar ato. “Ne do të kemi reduktim gradual, por nuk do të lejojmë përshkallëzimin e TVSH–së“, ka deklaruar Berberi. Sipas zv.ministres së Financave, argumenti i FMN-së qëndron dhe ekonomia nuk e ka akoma mundësinë të bëjë përshkallëzim të TVSH–së. Por, ndërkaq, LSI-ja premton se do të unifikojë tarifat e taksave, duke ulur tatim-fitimin, TVSH-në dhe të ardhurat personale, në mënyrë që të eliminohen tatimet e dyfishta. “Ne do të ruajmë një shkallë TVSH–je në masën 19 për qind dhe jemi për përshkallëzim të saj, por duke patur kontroll të plotë mbi vjeljen e taksës”, ka deklaruar Sokol Nako. Duke u mbështetur në parimin që të paguajnë pak, por të gjithë, LSI përkrah PD në këtë pikë, duke menduar se një TVSH e përshallëzuar do të kishte efekte në disa sektorë të ekonomisë. Sipas LSI-së, tatimet duhet të reflektojnë dhe shkallën e mbledhjes së të ardhurave, duke patur një raport të drejtë. Nga ana tjetër, LZHK bashkohet me mendimin e partive të tjera, që, aktualisht janë në opozitë, duke deklaruar se është për TVSH të përshkallëzuar, por me një sistem fiskal të qëndrueshëm. “Ne kuptojmë dyshimet e FMN–së në lidhje me përshkallëzimin e TVSH–së në kushtet e ekonomisë shqiptare, ku nuk ka qëndrueshmëri fiskale dhe evazioni është i lartë”, ka deklaruar Buxhuku, duke shtuar se LZHK-ja do të përshkallëzojë TVSH–në vetëm pasi të ketë zgjidhur këtë problem.
Kështu duket se çështja e taksave dhe konkretisht ajo e TVSH–së bashkon partitë e opozitës, duke lënë në krahun kundërt vetëm PS-në. Kundërshtimet e FMN–së, në lidhje me kërkesën e përsëritur të biznesit për të reduktuar TVSH–në, ose për ta përshkallëzuar atë, duket se kanë topitur në një farë mase PS-në, e cila vetëm pak kohë më parë, në takimin me biznesin, premtoi për një përshkallëzim të mundshëm të TVSH–së. Kryeministri Nano deklaroi në një forum me biznesin se kërkonte mendimin e tyre në lidhje me përshkallëzimin ose uljen e TVSH–së, për të gjetur dhe rrugën më të mirë që i shërben biznesit dhe sjell të ardhurat në buxhet. Por vetëm pak ditë më vonë, pas takimit me FMN–në, duket se PS-ja është tërhequr nga premtimi i vet për një përshkallëzim, madje dhe uljen e premton në formë graduale.
TVSH 17 për qind Premtimi i PD–së
TVSH 19 për qind Premtimi i LSI-së
Ulje e TVSH–së Premtimi i PS-së