Shorti i Champions-it me fat për favoritët
Faza në grupe e Ligës së Kampioneve nuk ka dhuruar përballje shumë të forta në letër, pavarësisht se rivaliteti ka për të qenë me të vërtetë i lartë.
Short i lehtë për favoritët për të fituar kompeticionin. Barcelona nuk pritet të ketë aspak vështirësi, përballë rivalëve si Sportingu, Bazeli apo Shakhtjori. Ndërkohë, për Mançesterin ranë skuadra si Vilareali, Sëlltiku dhe Alborgu. Zikaltrit e Interit do të përballen me Verderin, Panathinaikosin dhe Anorthosis. Roma dhe Juventusi nuk patën edhe aq fat, gjithsesi nuk mendohet se do ta vënë në dyshim kualifikimin. Verdhekuqtë e Spaletit do ta kenë mjaft të vështirë me nënkampionët e Evropës, Çelsin, por edhe me francezët e Bordosë, të cilët rivalizuan Lionin deri në javën e fundit, në garën për titull. Ndërkohë, skuadra tjetër e grupit është Kluj e Rumanisë. Ndërsa bardhezinjtë e Ranierit rikthehen në Ligën e Kampioneve me përballje prestigjioze, pasi në grup kanë Realin e Madridit dhe rusët e Zenitit. Dy kundërshtarë me të vërtetë shumë të fortë, ndërkohë që ekipi i lehtë në letër është Bate Borisov. Italianët e tjerë, pikërisht ata të Fiorentinës, nuk do ta kenë edhe aq të lehtë aventurën e tyre evropiane, pasi shorti i vuri përballë me skuadra si Bajerni, Lioni dhe Steaua e Bukureshtit, duke mos u dhënë shumë shanse për kualifikim, pavarësisht se prej tyre pritet shumë. Grupi D është grupi që pritet të dhurojë edhe rivalitetin më të madh midis skuadrave. Liverpuli do përballet me kundërshtarë ambiciozë dhe mjaft të fortë si Marseja, PSV Eindhoven dhe Atletiko e Madridit.
Murinjo
“Shorti është short dhe nuk është në dorën tonë. Duhet të përballesh me këdo kundërshtar që do të bjerë dhe duhet të jesh i përgatitur. Ne jemi të kënaqur dhe jemi gati për të dhënë më të mirën tonë. Normale që kemi shumë besim dhe që jemi të motivuar. Mezi po presim të fillojmë aventurën tonë në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, gjërat nuk janë aq të lehta sa mund të duken”.
Blank
“Nuk është një grup i lehtë, por ne nuk jemi aspak të shqetësuar. Do japim më të mirën tonë dhe do ia dalim mbanë. Juve-Real? Është rasti i duhur që ne të tregojmë se jemi rikthyer në nivelin e duhur për të kënaqur tifozët tanë. Do vazhdojmë punën e nisur dhe do arrijmë rezultate pozitive edhe në Ligën e Kampioneve. Jemi të bindur për këtë gjë”.
Reagimet pas shortit
Perri, shefi ekzekutiv i Liverpulit: “Liga e Kampioneve është një kompeticion shumë i vështirë dhe ne prisnim pa shqetësim çdo lloj përballjeje. Kemi kundërshtarë të fortë, por kemi gjithashtu, besim në forcat tona. Për ne është i rëndësishëm vetëm fakti që marrim pjesë, pasi kemi treguar gjithmonë që nuk ka rëndësi kundërshtari që ke përballë, por potenciali i skuadrës tënde”. Spaleti, trajneri i Romës: “Më duket një grup mjaft interesant dhe në fakt jam i kënaqur për kundërshtarët që do të kemi përballë. Ekipi i Çelsit është ajo që ka më shumë se të tjerat”.