E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli, 5 gola Vllaznisë në “San Paolo”

 

Për të kaltrit ka qenë thuajse një formalitet rikthimin në ndeshjet paraeleminatore kundër shqiptarëve të Vllaznias. Skuadra shqiptare ka humbur me rezultatin e thellë 5-0. Për skuadrën e Napolit golat janë shënuar nga Rinaudo (dy), Pià, Laveci dhe Hamsik. Djemtë e Reja-s kanë kaluar provën.
Për napeletanët ky është një rikthim i bukur në Evropë. Ata kanë luajtur një ndeshje që u ka vlejtur si një stërvitje. Sepse e tillë ka qenë kjo ndeshje e napolit me shqiptarët e Vllaznisë. Ata i janë rikthyer ndeshjeve paraeleminatore për Kupën Uefa dhe në të njëjtën kohë kanë zhvilluar një stërvitje para publikut të shtëpisë duke shënuar rezultatin e thëllë 5-0. ajo që ka më shumë rëndësi për napoletanët është se tashmë do të ndeshen në fushë për Kupën Uefa. Për italianët, misioni u përmbush.
Bomberi Rinaudo
Personazhi i ndeshjes ka qenë Leandro Rinaudo. Mbrojtësi i Napolit në fakt ka shënuar dy gola gjatë ndeshjes me Vllaznisë. Ai ka shënuar golin e parë dhe të tretë: dy gola që tregojnë më së miri zhvillimet e skuadrës napletane. Rinaudo nuk është një qendër sulmues, por të dy golat që ai shënoi nga brenda zonës së rreptësisë të bën të mendosh se ky ëhstë një rol që ia mund ta përmbushë më së miri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›