E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja emrat e 10 ambasadorëve të parë

 

Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond prej 25 milionë eurosh për përfaqësitë e saj të para diplomatike në vendet që e kanë njohur Republikën e re dhe shumë shpejt në to do të vendosen edhe ambasadorët e parë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar dje emrat e 10 të ngarkuarve të parë në ambasadat e Republikës së Kosovës në botë. Pjesa më e madhe e tyre kanë publicistë të njohur dhe profesorë. Kosova do të përfaqësohet në Tiranë nga zoti Gazmend Pula. Publicisti Avni Spahiu do të jetë ambasadori i parë i Kosovës në Uashington, ndërsa në Nju Jork, Sylejman Gashi, edhe ai publicist. Në Londër Kosova do të përfaqësohet nga Muhamet Hamiti, profesor universiteti. Në Berlin do të jetë Vilson Mirdita, ndërsa në Paris, profesor Muhamedin Kullashi. Ambasada kosovare në Romë do të drejtohet nga Albert Prenkaj, ndërsa ajo në Bruksel nga Ilir Dugolli; në Bernë Naim Mala, në Vjenë, Sabri Kiçmari dhe në Ankara Bekim Sejdiu. Në mbledhjen e djeshme të kabinetit qeveritar, Kryeministri vlerësoi se po fillon ndërtimi i gjeneratës së diplomatëve, të cilët janë njerëz me veti të larta kombëtare, vizion dhe përkushtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›