Godet bashkëshorten, e më pas vetëvaret
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrethin e Kurbinit, në lagjen Sanxhak të Laçit. Alfred Doçi, ka goditur me mjete të forta mbi bashkëshorten e tij dhe më pas duke menduar se ajo ka gjetur vdekjen ka varur edhe veten në oborrin e shtëpisë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 5 të mëngjesit dhe ndërkohë që Alfred Doçi ka gjetur vdekjen, bashkëshortja e tij Drane Doçi, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Laçit. Akoma nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.