Tirana Bank ofron depozitën Fleksi - një depozitë me dy përfitime njëherësh
“Tirana Bank” vjen tek ju në këtë fundverë me një produkt të ri, i cili synon të ofrojë lehtësi të reja për klientët tanë anembanë vendit. Depozita Fleksi, arrin t’ju ofrojë norma interesi tepër konkurruese për tregun shqiptar, por edhe lehtësi tërheqje të një pjese të caktuar të shumës, pa prishur depozitën e pa humbur interesin tuaj. Mjafton që ju të drejtoheni sot, për të hapur një depozite 1 vjeçare në çdo degë të “Tirana Bank” kudo që të ndodheni dhe do të përfitoni menjëherë Interes 6% në Euro dhe 6.5% në lekë si dhe në çdo moment ju mund të tërhiqni deri në 30% të shumës së depozituar prej jush, pa prishur depozitën e pa humbur interesin, të cilin mund ta tërhiqni çdo muaj për këtë shumë (70% e depozitës mbetet e paprekshme). “Tirana Bank” kështu mbështet klientët të cilët kanë nevojë të tërheqin një pjesë të depozitës në një moment të caktuar.
“Tirana Bank” është anëtare e Grupit Bankar të Pireut dhe nisi të operojë në Shqipëri në Shtator të vitit 1996, si institucioni i parë bankar me kapital privat me licencën e një banke universale.
Sot “Tirana Bank” ka një pozicion të fortë në tregun vendas, me 14% të tregut në kredi dhe asete, të cilat kapin shifrat e 659 milionë totali i aseteve dhe një total në kredi prej 419 milionë (30.06.2008).
Totali i depozitave në fund të muajit Qershor 2008 shënon shifrën e 464 milionë. Nëpërmjet rrjetit të 44 degëve dhe agjencive të shtrira në kryeqytet dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, “Tirana Bank” ofron një gamë të gjerë e gjithnjë në rritje produktesh të cilat janë përshtatur për tregun lokal si depozita, shkëmbim valutor, visa credit card, visa electron debit card, pagesa ndërkombëtare, çeqe udhëtimi, shërbim ATM 24 orë, Infobank (call center), online banking e mjaft të tjera.
Për më tepër informacion ju mund të vizitoni faqen web www.tiranabank.al
“Tirana Bank” pjesë e grupit Pireaus Bank Group
Pireaus Bank Group është një nga grupet financiare me ritme të larta e të shpejta performance, me metoda efikase në fushat e retailit, SME-ve, tregjeve të kapitalit, investimeve bankare, leasingut dhe transportit. Pireaus Bank Group ka një rritje të ndjeshme në rang ndërkombëtar, fokusuar kryesisht në Europën Jug-Lindore dhe Mesdheun Lindor, por gjithashtu në qendrat financiare të Moskës, Londrës dhe Nju Jorkut. Totali i aseteve të saj shënon 51.530 milionë Euro në fund të muajit Qershor 2008. Pireaus Bank Group numëron një rrjet prej më shumë se 800 degësh në Greqi, Qipro, Egjipt, Shqipëri, Bullgari, Rumani, Serbi, Ukraine, Mbretërinë e Bashkuar dhe Moskë.