E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godet gruan për xhelozi, përfundon në polici

Librazhd

Një 42-vjeçar është ndaluar, për shkak se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Librazhdit, është ndaluar 42-vjeçari Izet Belba, banor i fshatit Skroskë, Komuna Qukës, pasi për motive xhelozie ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, E.B., 33 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Kjo e fundit, mësohet se është shtruar në spitalin e rrethit të Librazhdit, ku ende ndodhet nën trajtim mjekësor. Burime të afërta me familjen bëjnë me dije se Belba sapo ishte kthyer nga emigracioni në shtetin grek dhe grindja mes tyre kishte lindur nën dyshimet e Belbës për ndonjë lidhje tjetër jashtëmartesore të gruas së tij. Materialet në ngarkim të 42-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit për veprime të mëtejshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›