E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohen dy persona me pistoleta pa leje

Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi janë kapur me pistoleta, që i mbanin pa leje. Policia tha se për konsumim të veprës penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 u arrestua në flagrancë shtetasi Valter Kujtim Vasku, 21 vjeç, banues në Tiranë. Ky person dyshohet se dy ditë më parë në Lundër ka qëlluar me pistoletë. Ai është kapur pak minuta më vonë nga policia dhe gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë tip “TT”, me 6 fishekë. Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Qemal Destan Dema, 45 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse në mjetin e tij tip “Mercedes Benz”, me targa BC 042 NN, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale arma tip “Makarov” me 7 fishekë, të cilën e posedonte pa leje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›