E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden në dasmë për një femër, thika mbi të riun

Korçë I plagosuri, në gjendje kritike për jetën. Policia ndalon autorin, në kërkim të bashkëpunëtorit

Sherr me thika mes dasmorësh, një i ri përfundon në koma. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në fshatin Floq të Korçës, kur dy grupe dasmorësh janë përleshur me njëri-tjetrin duke përdorur edhe armë të ftohta. Dasma është ndërprerë, ndërkohë që mësohet se shkak i grindjes së djemve nga dy fshatrat Floq dhe Pulahë është bërë një femër. Ka qenë një vajzë 19-vjeçare “molla e sherrit” që ka çuar deri në ndërprerjen e dasmës. Burime nga Policia e Korçës bëjnë të ditur se ka qenë ora 22.00 e së dielës, kur pas konfliktit të nisur për motive të dobëta mes të rinjve nga dy fshatrat, njëri prej tyre ka plagosur me thikë, duke e goditur disa herë në trup 20-vjeçarin Armando Hasankolli nga fshati Floq. Të rinjtë nga fshati Pulahë që kishin ardhur në dasmë janë konfliktuar me 20-vjeçarin, për shkak të një vajze. Policia ka identifikuar si autor të ngjarjes Danjel Kodrën, 23 vjeç nga fshati Pulahë. Ndërkohë është identifikuar edhe bashkëpunëtori i tij, Mehmet Arifi, i cili ka qëlluar në ajër me automatik për të trembur grupin e të rinjve nga fshati tjetër. Uniformat blu kanë mundur të identifikojnë dhe ndalojnë si autor të dyshuar të ngjarjes 23-vjeçarin Dodra rreth orës 06.00 të së hënës, ndërkohë që Arifi është shpallur në kërkim policor. Ndërsa 20-vjeçari Armando Hasankolli është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Korçës. Ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, por sipas bluzave të bardha që po kujdesen për të, ai është në gjendje kritike për jetën.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›